Përktheu, Adela Saliaj
Muajin e kaluar, shkencëtarët në Universitetin “Tufts” njoftuan se kishin krijuar një sensor për të gjetur cilësinë e ushqimit dhe të bënte rekomandime ushqimore të përshtatshme.
Microsoft njoftoi se kishte zhvilluar program për të përkthyer gjuhën kineze në anglisht më shpejt dhe më saktësisht se një njeri. Dhe vetëm javën e kaluar bota mësoi se tani ka një robot që mund të mbledhë në mënyrë autonome mobilje. Pra, vetëm duke lexuar lajmet e shkencës dhe teknologjisë sot mund të shohësh një botë me përparim të shpejtë dhe potencial të pafund.
Të gjitha këto përparime mbështeten në internet – një mjet, i cili mbetet i huaj për më shumë se gjysmën e popullsisë së botës. Komisioni “Broadband” për Zhvillim të Qëndrueshëm thotë se as 50% e botës nuk do të arrijë të përdorë internetin deri në fund të këtij viti. Edhe nëse bota mban normat aktuale të rritjes së përdoruesve të internetit ne nuk do t’i afrohemi 100% të adoptimit të internetit për më shumë se dy dekada.
Interneti i gjërave
Kur të vijë ky moment, ekspertët parashikojnë se Revolucioni i katërt industrial do të ketë ardhur. Ne do të jemi të lidhur me një rrjet të gjerë të Internetit të gjërave që do të ushqejë sasi të pa imagjinueshme të të dhënave në mjete të inteligjencës artificiale gjithnjë e më të avancuara. Kjo do të na mundësojë të krijojmë produkte dhe shërbime të reja dhe shumë inovatore. Ose, të paktën për ne që jemi të lidhur me internetin.
Shpërthim i pabarabartë i pasurisë është i rëndësishëm, sipas ekspertëve të Forumit Ekonomik Botëror, sepse do të përkeqësojë linjat e tanishme të pabarazisë globale. Përdorimi i internetit është kryesisht i përqendruar në ekonomitë e zhvilluara dhe boshllëqet më të mëdha sot janë në zonat më të varfra të botës. Nëse kjo situatë nuk zgjidhet së shpejti, përfitimet e Revolucionit të katërt industrial do të lënë më larg pjesën tjetër më të varfër të botës.
E vetmja gjë që i ndalon vendet më të zhvilluara sot për të kryesuar në inteligjencën artificiale është mos qenia e plotë e popullsisë online. Nëse do të ndodhte kjo do të krijohej një ekosistem dixhital që rrit shanset e një vendi për të qenë një lojtar. Perspektivë e re për ekonomitë në zhvillim është industria ‘homegrown’ që ofron produkte të përshtatura për popullsinë kombëtare ose rajonale, duke nxitur rritjen ekonomike dhe duke ndihmuar në luftën kundër pabarazisë globale.
Mos harroni shembullin e M-Pesa, një lider global në pagesat me anë të telefonit që është 50% afrikan dhe ka bazën më të madhe të përdoruesve në Kenia.
Kjo perspektivë, që vendet me penetrim minimal në internet ka gjasa të humbasin Revolucionin e katërt industrial, është arsyeja pse përqasja dixhitale ka shumë rëndësi tani. Ajo duhet të luajë një rol më kryesor në diskutimet rreth zhvillimit të internetit në nivel global.
Deri më sot, argumenti në favor të prioritizimit të zhvillimit të internetit ka qenë i lidhur me potencialin e tij për të nxitur zhvillimin e qëndrueshëm. Tani ka shumë studime që tregojnë rezultatet e zhvillimit në nivelin makro prej depërtimit broadband dhe që tregojnë edhe se si jetët e individëve dhe komuniteteve të cilat transformohen rregullisht me ardhjen e internetit vazhdojnë të habisin.
Një sipërmarrës i vogël indonezian i rriti të ardhurat e tij shtatë herë në nëntë muaj kur mori një lidhje interneti në shtëpi. Ai përdori Facebook për të gjetur shpërndarës për produktin ushqimor që kishte bërë duke i bindur disa për të bërë një vizitë dhe për të nënshkruar kontrata me të gjithë.
Tjetri dëshmoi se si një djalë tetëvjeçar ishte në gjendje të përdorte internetin për të shpëtuar ekonominë lokale të një fshati në Brazilin verior. Fshati mbijetoi duke shitur pula. Në atë kohë, një numër shumë i madh i pulave kishin filluar të hanin vezët e tyre. Kjo shihet atje si një shenjë se zogu ishte i pushtuar nga shpirtrat dhe duhej të vritet. Por, djali u tregoj një video në YouTube që shpjegoi se kjo thjesht tregonte një mungesë kalciumi në dietat e pulave, dhe brenda mundësive të fshatarëve për ta zgjidhur.
Edhe pse me impakt të theksuar në vendet e pazhvilluara apo në zhvillim shkalla e rritjes së internetit atje është shumë e ngadaltë. Është parashikuar që hendeku do të thellohet në financimin global me 1 trilion dollarë për infrastrukturën e Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit (TIK) deri në mes të viteve 2040. Në 6 vitet e fundit të zhvillimit multilateral bankat kanë shtuar vetëm 1% të burimeve të tyre për këtë çështje.
Pse? Një studim i kohëve të fundit i mbështetur nga Fondacioni “World Wide Web” tregoi se investimi në lidhjen e TIK shihet kryesisht si fushë e sektorit privat, dhe në veçanti e operatorëve celularë.
Kjo duhet të ndryshojë, dhe një hap i mirë i parë është të përmbyset argumenti. Qeveritë mund ta nxisin bankat të financojnë duke treguar se si lidhja tani është e domosdoshme për të marrë pjesë në Revolucionin e katërt industrial.
Forumi Ekonomik Botëror po lobon për të afruar më shumë lojtarë për investimet në Teknologjinë e Informacionit.
Por, sipas asaj, ajo fillon me një mendim ndryshe për Internetin. Lidhja e popullsisë nuk ka të bëjë vetëm me rritjen ekonomike apo përfshirjen sociale, por edhe sepse çdo vend përfshirë dhe vendet e varfra duhet të jetë pjesë e revolucionit të katërt.
Marrë nga Forumi Ekonomik Botëror
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.