Gjykata e lartë e BE-së vendos kundër Apple dhe Google - Business Magazine Albania

Gjykata e lartë e BE-së vendos kundër Apple dhe Google

Apple dhe Google

Gjigantët e teknologjisë digjitale janë urdhëruar të paguajnë taksat dhe gjobat për të cilat kishin luftuar prej kohësh. Gjobat miliardëshe janë pjesë e betejës së Europës për të frenuar korporatat amerikane.

Gjykata Europiane e Drejtësisë (ECJ) vendosi të martën (10.09.) se Google kishte shkelur ligjet e konkurrencës, ka shfrytëzuar monopolin në treg duke disfavorizuar rivalë më të vegjeël europianë.

Po ashtu edhe Apple duhet t’i paguajë Bashkimit Europian 13 miliardë euro taksa të prapambetura. Të dyja rastet shihen si një përpjekje e Brukselit për të mbyllur boshllëqet tatimore të shfrytëzuara nga gjigantët amerikan të teknologjisë.

Lexo: Modeli i ri i inteligjencës artificiale mund të parashikojë tërmete të mëdha disa muaj para se të ndodhin

Akuza kundër Google daton që nga viti 2017, kur BE-ja akuzoi Google se i jepte përparësi lidhjeve të veta në Google Shopping gjatë kërkimit në platformë. BE ka argumentuar se kjo shkel rregullat e konkurrencës. Google u gjobit me 2.4 miliardë euro, por kishte apeluar në ECJ, e cila tani e ka lënë në fuqi gjobën.

“Zënka” e ashpër e Apple me BE-në

Akuza nga Europa ndaj Apple filloi në vitin 2016, duke argumentuar, se Apple kishte marrë një marrëveshje tatimore të “favorshme” me autoritetet në Irlandë, vendndodhja e selisë europianë të kompanisë. BE-ja ka kërkuar prej kohësh që Apple të paguajë miliarda taksa për dy subvencione irlandeze që kompania argumenton se janë kryesisht të tatueshme në Shtetet e Bashkuara. Duke argumentuar se ata po i nënshtroheshin taksimit të dyfshitë dhe se situata nuk përjashtonte ndihmën shtetërore nga Dublini, Apple fillimisht fitoi një vendim kundër Komisionit Europian për të anuluar urdhërpagesën.

Komisioni e apeloi fillimisht atë vendim në vitin 2020, duke shkaktuar edhe katër vite të tjera të “zënkave” ligjore para vendimit të sotshëm të ECJ në favor të BE-së.

DW

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0