Gjiknuri: Nuk do lejohen me subjektet e palicensuara - Business Magazine Albania

Gjiknuri: Nuk do lejohen me subjektet e palicensuara


 

TIRANE- Ministri i Energjise dhe Industrise, Damian Gjiknuri propozoi disa ndryshime qe do i behen ligjit per sektorin minerar, me qellim qe siç tha ai, te luftohet informaliteti. Ligji aktual ka nevoje per disa ndryshime e rregullime, sipas Gjiknurit.

“Sektori minerar do trajtohet me perparesi, pasi eshte nje sektor qe ka vuajtur nga fenomenet ilegale, ku ka ende subjekte te palicensuara qe vazhdojne te punojne. Keto subjekte do ndalohen me ligj”, tha ai.

Ministri tha me tej se do te percaktohen qarte zonat minerare per dhenien e lejeve te shfrytezimit te minierave, si dhe do te kete edhe rregullime per nenkontraktoret.

“S’mund te kete me nje ekspert apo inxhinier me 20 apo 30 leje”.

Gjiknuri shtoi me tej se, do te mbyllen minierat e vjetra te braktisura.“Subjektet duhet te marrin masa, s’mund te kete me galeri ne Bulqize”, shtoi ai. Ai e vuri theksin edhe tek rehabilitimi i mjedisit ne zonat perreth minierave.

(BalkanWeb)

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0