Gjiganti Korean i teknologjisë, Samsung, nuk është i huaj sa i përket padive, të gjithë e njohim për betejën e tij të famshme ligjore e cila nuk do mbarojë kurrë kundër Apple. Por tani, Samsung është gati të përballet me një tjetër sfidë ligjore, pasi legjenda e futbollit Pele ka ngritur një padi 30 milionë dollarëshe në lidhje me ngjashmërinë e tij tek një reklamë në gazetën e New York Times.
Pelé, emri i vërtetë i të cilit është Edson Arantes do Nascimento (lojtarët brazilianë të futbollit shpesh e shkurtojnë emrin e tyre të plotë), pretendon se Samsung ndërpreu negociatat me të rreth një fushatë reklamuese dhe në vend të tij ka punësuar dikë që “ngjason” shumë me imazhin e tij, në bazë të një ankese të paraqitur në një gjykatë federale në Çikago.
Siç raporton TechSot.al, dokumentet e padisë, të paraqitur nga firma e cila zotëron markën dhe të drejtat sa i përket publicitetit të tij në mbarë botën, të quajtur Pelé IP Ownership LLC, tregon se Samung ka përdorur një foto ku ka portretizuar “goditjen e famshme gërshërë, të përdorur nga Pelé” në reklamën e tij. (Këtu është një foto, në rast se ju kurrë nuk e keni parë veprimin e famshëm të Peles.)
/Ky artikull u publikua së pari nga TechSot.al. Business Magazine Albania ka të drejta të plota të ripublikimit të këtij artikulli, në bazë të marrëveshjes mes palëve.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.