Gjermania, vendi me rritjen më të madhe tregtare me Shqipërinë - Business Magazine Albania

Gjermania, vendi me rritjen më të madhe tregtare me Shqipërinë


Gjermania është vendi me rritjen më të madhe të volumit tregtar me Shqipërinë për vitin 2016. Deri në muajin shtator, importet nga Gjermania janë rritur me 81%, raportojnë mediat në Tiranë.

Sipas te dhënave zyrtare, paralelisht është rritur edhe volumi i eksporteve nga ky vend, ndonëse në masë më të moderuar prej 20 %. Ndërkaq, Gjermania mbetet partneri i dytë i Shqipërisë sa i përket volumit tregtar, pas Italisë, qe zë vendin e parë me 36,5% të totalit.

Statistikat tregojnë se vendet me të cilat Shqipëria ka pasur rritjen më të madhe të eksporteve, në krahasim me shtator 2015, janë: Italia, Greqia dhe Gjermania. Në muajin shtator 2016, vendet me të cilat Shqipëria ka pasur rritje më të madhe të importeve, përveç Gjermanisë, janë Italia dhe Kina.

Burimi: telegrafi.com

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0