Gjermania urdhëron Facebook të ndryshojë mënyrën se si i mbledh të dhënat

Gjermania urdhëron Facebook të ndryshojë mënyrën se si i mbledh të dhënat


Gjermania po kërkon të ndryshojë rolin dominant të Facebook në mbledhjen e të dhënave të përdoruesve të tij.

Facebook po abuzon me monopolin e tij virtual në rrjetet sociale duke kombinuar të dhënat nga Instagram, WhatsApp dhe websitet e palëve të treta.

Këto të dhëna përdoren nga Facebook për të krijuar profile unike për çdo përdorues për të patur më shumë fuqi në treg.

Zyra Federale e Kartelave në Gjermani ka urdhëruar Facebook të sjellë propozime të tjera për çështjen. Nëse nuk bashkëpunon, rregullatori mund të vendos gjoba deri në 10% të fitimit vjetor të kompanisë, e thënë ndryshe 5.5miliardë dollarë.

“Ne po kryejmë atë që mund të shihet si një shpërndarje e brendshme e të dhënave të Facebook,” tha Andreas Mundt, president i zyrës antitrust. “Facebook nuk do t’i forcojë më përodruesit e tij të bien dakord me koleksionin e pakufizuar dhe firmosjen e të dhënave që nuk i përkasin Facebook nga llogaritë e tyre.”

Facebook nuk ka rënë dakord me vendimin dhe planifikon të apelojë kundër tij.

“Zyra nënvlerëson konkurrencën e ashpër me të cilën ne përballemi në Gjermani, keqinterpreton ndërveprimin tonë me rregullat europiane dhe minon mekanizmat ligjore europiane që sigurojnë standardet e njëjta të mbrojtjes së të dhënave në të gjithë BE”, tha Facebook në një postim në blog.

Facebook gjithashtu akuzoi Zyrën Federale të Kartelave për të “zbatuar një standard jokonvencional për një kompani të vetme.”

Rregullatorët po fillojnë jo vetëm të tregojnë dhëmbët, por edhe të kafshojnë,” tha Paul Bernal, lektor në fushën e medias në Universitetin e Anglisë Lindore.

“Shumë njerëz e kanë kuptuar se lejimi i Facebook për të ndërtuar perandorinë e tij nëpërmjet blerjeve, sidomos të WhatsApp dhe Instagram, nuk ka qenë një gjë e mirë dhe se diçka duhet bërë për të”, tha ai.

/CNN

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0