Gjermania dhe Franca ngrenë një fond prej 1 miliardë euro për të mbështetur startup-et dixhitale - Business Magazine Albania

Gjermania dhe Franca ngrenë një fond prej 1 miliardë euro për të mbështetur startup-et dixhitale


Franca dhe Gjermania deklaruan dje, se kanë planifikuar të ngrenë një fond prej 1 miliardë euro për të mbështetur bizneset e reja në mënyrë që të rritet ekonomia dixhitale në Europë dhe që të ngushtohet hendeku me Shtetet e Bashkuara.

Në konferencën e dytë franko-gjermane për dixhitalizimin, Presidenti Francois Hollande dhe kancelarja Angela Merkel, të cilët ishin të shoqëruar nga ministrat e lartë, u zotuan se do të transformonin ekonomitë e tyre së bashku.

Ne duam të krijojmë një ekonomi të madhe dixhitale në të gjithë Europën“, tha Hollande.

Kapitali për këtë sektor akoma mungon“, tha Ministri gjerman i Ekonomisë Sigmar Gabriel, duke vënë në dukje se sa e lehtë është për të marrë fonde në Shtetet e Bashkuara.

Ministri francez i Financave Michel Sapin tha se fondet do të përfshijnë kredi nga vendet europiane dhe investimet private.

Ata gjithashtu theksuan rëndësinë e përmirësimit të bashkëpunimit të sigurisë kibernetike, sidomos për shërbimet cloud që janë të rëndësishme për firmat e vogla.

Berlini po përpiqet të joshi startup-et drejt kryeqytetit Gjerman dhe sipas qeverisë, një në tetë vende pune në Berlin krijohet nga sektori dixhital.

 

burimi: reuters.com

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0