Gjërat që mund të bëni çdo mëngjes para orës 10

Gjërat që sugjerohet të bëni çdo mëngjes para orës 10

Gjërat që sugjerohet të bëni çdo mëngjes para orës 10

Kur zgjohemi herët dita është më e gjatë dhe kemi kohë në dispozicion për të bërë më shumë gjëra. Këto janë disa aktivitete që mund të bësh për ta shfrytëzuar në maksimum ditën tënde.

Mundësitë janë të shumta dikush përshembull mund të zgjedh të meditojë. Për të qetësuar trupin dhe shpirtin dhe për të riorganizuar sistemin qendror nervor.

Bëni një pauzë të vogël sapo zgjoheni, para se të rrëmbeni filxhanin  e kafes. Kështu do të çliroheni nga energjitë negative.

Shmangni me çdo kusht smartphone-nin. Që të mos jetë gjëja e parë që kontrolloni në mëngjes, jepini prioritet kohës tuaj, pa shpërqëndrime. Hapësira personale duhet mbrojtur, është një moment reflektimi, mendimi, një fluks i ndërgjegjësimit. Një zakon i mirë mëngjesi është dhe dushi. Më mirë sesa në darkë, dushi i mëngjesit jo vetëm ju ndihmon të zgjoheni, por duke shtuar dhe vajra esencial në vaskë ju stimuloni nivelin e përqëndrimit.

Mes gjërave të mira që mund të bëni në mëngjes është dhe leximi. Jo vetëm libra, vlen dhe një artikull, 10 minuta që vënë në lëvizje trurin tuaj. Duhen disa këshilla për ta nisur ditën mbarë. E rëndësishme është, nëse keni mundësi, të kaloni kohë dhe të lidheni me të tjerët: familjen, miqtë, fëmijët. Disa fytyra të qeshura sigurisht do t’ju zbulurojnë ditën. Lumturia është e lidhur me shëndetin, ja përse njerëzit me të cilët jetojmë dhe kemi raporte duhet të jenë sa më pozitivë. Nëse nuk ndodhen pranë jush, dërgoni një mesazh apo telefonojini, më mirë akoma ftojini për një kafe në pushimin e drekës.

Lexo edhe: E frikshme! Ja si rrezikohen veshët e fëmijëve tuaj prej kufjeve

Kjo ju ndihmon që dhe ju të jeni pozitivë. Një ushtrim i mirë që mund të bëni herët në mëngjes është praktikimi i mirënjohjes. Nuk do të ishte keq ta nisni ditën me falenderime, ndoshta duke shkruar të zezën mbi të bardhë, pra gjërat për të cilat ju jeni mirënjohës. Kjo është një praktikë që stimulon nxitjen e hormoneve të mirëqenies. Gjithashtu mirënjohja pengon frikën dhe stresin, dhe redukton prodhimin e kortizolit.

Ka nga ata që zgjedhin të bëjnë një sport, ideale kjo për shëndetin e mendjes dhe organizmit. Kështu stimulohen neurotransmetuesit e trurit dhe ky i fundit ruan “freskinë” dhe rininë. Shumica e njerëzve presin orën  për të ngrënë mëngjesin, por ky është një vakt pak i vonuar. Nuk është të konsumoni diçka edhe direkt pas zgjimit, në varësi të aktiviteteve që ju presin para. Nevoja më e madhe është ajo e hidratimit, të pish kur ke etje është shumë vonë. Gjithsecili nga ne duhet minimum të pijë 2 litra me ujë gjatë ditës, duke filluar që nga mëngjesi.

E fundit, por jo më pak e rëndësishmja, kujdesuni për ambjetin tuaj të punës. Nuk po ju themi të pastroni të gjithë cepat e zyrës, por të paktën sistemoni tavolinën tuaj të punës. Një punë jo shumë impenjuese që i dërgon një mesazh të qartë trurit, nëse tavolina është e pastër, e organizuar edhe motivimi juaj do të jetë më i madh në momentin që do të nisni punën. Çdo mëngjes është një fillim i ri, me shumë hapësirë për kreativitetin.

VanityFair.it

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #35 - Qershor 2024

Ja si sipërmarrës të guximshëm përmes inovacionit ndikojnë industri të tëra!

 

Ky numër i revistës mund të quhet numri i dedikuar sipërmarrësve, nismëtarëve dhe inovatorëve. Atyre të cilët me guxim, këmbëngulje dhe me risi nxisin transformimin e industrive me ndikim në jetët tona. Këto përvoja, sfida, ide të reja, aplikime dhe bashkëpunime të tyre, vijnë nëpërmjet Business Mag Albania, nr. 35. 

Për ty, që po e mban në dorë këtë revistë, kemi diçka të re! Tani mund të dëgjosh me zë artikujt që lexon tek BusinessMag. 

Në partneritet me Nullius in Verba, sjellim një mënyrë revolucionare për të konsumuar përmbajtjen. Falë teknologjisë së avancuar të AI, tani mund të dëgjoni me zë artikujt tuaj të preferuar në çdo kohë dhe vend, duke ju lejuar të informoheni ndërsa jeni në lëvizje. Ky bashkëpunim inovativ pasqyron përkushtimin tonë për të mbështetur sipërmarrjen dhe zhvillimin e modeleve të suksesshme, duke sjellë përvojë të re dhe vlerë të shtuar për ju si lexues. Skano kodet QR në çdo artikull dhe shijo nga kudo që të jesh një format të ri, mundësuar nga Inteligjenca Artificiale, aplikuar nga një …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0