Ne jemi të gjithë të vetëdijshëm për faktin se gjatë vizitës në një vend të huaj, duhet t’i bindemi traditave të caktuara lokale dhe rregullave të përbashkëta.
Rusi: Mos jepni një numër çift lulesh si dhuratë.
Rusët sjellin një numër çift lulesh vetëm për shërbime përkujtimore dhe funerale. Një buqetë e duhur për një rast të lumtur do të përbëhet nga një numër tek lulesh.
Kili: Mos hani asgjë me gishta – Sjellja ka rëndësi në këtë vend.
Lexoni: Si përdorimi i gjesteve të duarve iu ndihmon të kaloni frikën nga të folurit në publik?
Singapor: Kini kujdes me gjobat.
Është e ndaluar ushqyerja e zogjve, të pështysh apo të hedhësh ndonjë mbeturinë në rrugë apo të hash në transportin publik.
Indi: Është i ndaluar kontakti fizik në rrugë – Sjellje të tilla në publik mund t’iu çojnë në burg.
Japoni:
- Nuk pranohen këshilla.
- Nuk pranohen përqafimet në publik.
- Bëni atë që bëjnë vendasit.
Meksikë: Mos i merrni gjërat personale. – Meksikanët kanë shumë qejf të bëjnë humor dhe nuk humbasin asnjë rast për të bërë shaka.
Provoni gjëra të reja. – Vendasit do t’i vlerësojnë shumë përpjekjet tuaja për të folur gjuhën e tyre apo angazhimin për t’u përshtatur me traditat e tyre.
Zelanda e Re: Mos bëni kurrë shaka rreth rugbi, filmit “The lord of the rings” apo për Mbretëreshën e Mbretërisë së Bashkuar. – Vendasin i marrin këto gjëra shumë seriozisht.
Mos u habisni nëse shihni shumë njerëz zbathur në Zelandën e Re.
Norvegji: Mos bëni pyetje në lidhje me kishat. – Kjo mund të merret si mungesë respekti. Shumë njerëz në Norvegji nuk shkojnë në kishë.
Mos prisni formalitete – Zakonisht njerëzit flasin në mënyrë jozyrtare dhe ju drejtohen njëri tjetrit me emrin e tyre.
Lexoni: PËRRETH BOTËS ME 24 GJESTE TË DUARVE
Turqi: Mos ju drejtoni njerëzve me shenjën “OK” – Kjo konsiderohet si gjest i pahijshëm.
Përpiquni të mos pini shumë. – Të qenit i pirë në publik konsiderohet si diçka e turpshme.
Mos shfryni hundët apo të kruani dhëmbët, veçanërisht në restorant apo bare.
Mbretëria e Bashkuar: Mos dilni nga radha. – Njerëzit do ju gjykojnë.
Mos i pyesni njerëzit sesa ata fitojnë. – Kjo nuk është një temë e mirë për diskutim.
Irlandë: Mos u përpiqni të ngjani si njerëzit irlandezë. – Në Irlandë nuk ka ndonjë theks irlandez.
Ata e dallojnë dhe e ndajnë theksin në bazë të rajonit nga vijnë.
Mos jini kurnac – Ju nuk mund të filloni natën në një bar, nëse nuk keni para mjaftueshëm për të blerë birrat.
Gjermani: Mos përdorni gjeste përshëndetjeje naziste – Ky konsiderohet një krim dhe ju mund të ndëshkoheni.
Mos i ngulni sytë njerëzve. – Vetëm njerëzit e paedukuar dhe me probleme mund ta bëjnë këtë.
Mos u përpiqni të dukeni shumë miqësorë – Gjermanët kanë nevojë për kohë për t’u mësuar me njerëzit e rinj.
Mos uroni asnjë person përpara ditës së tyre të ditëlindjes. – Gjermanët janë shumë supersticiozë për këtë. Ata besojnë se është një shenjë e keqe dhe madje besojnë se mund të vdesin përpara ditës speciale.
Kenia: Mos tregoni mungesë respekti për fenë – Shumica e vendasve janë shumë besimtarë
Kini durim – Asgjë nuk ndodh këtu sipas orareve.
Mos thërrisni asnjë person me emrin e tij/të saj, nëse ky person nuk ju është referuar më përpara në këtë mënyrë.
Lexoni: 6 këshilla të gjuhës së trupit që kushdo duhet t’i dijë
Malajzi: Mos prekni kokën e askujt – Mos i prekni kokën askujt në mënyrë miqësorë, veçanërisht bebeve. Koniderohet si gjëja më e frikshme.
Kore: Përdorini të dyja duart kur jepni para. – Kur u jepni gjëra njerëzve, sidomos para, koreanët përdorin të dyja duart. Konsiderohet si një shenjë respekti.
burimi: BrightSide
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto