6 këshilla të gjuhës së trupit që kushdo duhet t’i dijë - Business Magazine Albania

6 këshilla të gjuhës së trupit që kushdo duhet t’i dijë


Shumë profesionistë shpesh nënvlerësojnë rëndësinë e komunikimit joverbal. Shumica e njerëzve planifikojnë se çfarë ata do të thonë në takime, por ata injorojnë plotësisht gjuhën e trupit, e cila shpesh është gjysma e mesazhit.

Studimet kanë treguar se 60 për qind e komunikimit tonë është joverbal. Kur ju nuk jeni duke menduar për të optimizuar gjuhën e trupit tuaj, ju jeni duke përdorur vetëm 40 për qind të aftësisë tuaj të komunikimit.

Imagjinoni se sa më efektive mund të jetë bashkëbisedimi ose takimi me shefin tuaj në qoftë se ju i kushtoni komunikimit tuaj pak vëmendje. Këto 6 këshilla mund t’iu ndihmojnë të shmangni këtë gabim të përbashkët në mënyrë që të përdorni gjuhën e trupit tuaj për të fituar një avantazh në karrierën tuaj.

1. Mos nënvlerësoni fuqinë e duarve

Studimet kanë treguar se truri ynë i kushton vëmendje duarve më shumë se çdo pjese tjetër të trupit për shkak se ne kemi evoluar për t’i parë ato si një mekanizëm sigurie për t’u siguruar që njerëzit nuk do të na sulmojnë. Në fakt, truri ynë ka probleme për t’i besuar dikujt kur ne nuk mund t’i shohim duart e tyre.

Kudo që të keni takime, mbajini duart mbi tryezë. Besimi te ju do të rritet dhe ju do të jeni në gjendje të përdorni një mjet të rëndësishëm për dërgimin e mesazheve dhe të përcillni qëndrimin.

Përveç kësaj, një studim nga Universiteti Colgate tregoi se duke përdorur gjeste dore i bën njerëzit t’iu dëgjojnë më me kujdes. Megjithatë, kjo nuk do të thotë që ju vetëm të tundni duart tuaja. Hapësira e përshtatshme është nga maja e gjoksit tuaj te fundi i belit. Nëse ju shkoni jashtë kësaj kornize, shihet sikur jeni të shpërqëndruar dhe jashtë kontrollit.

Për të mësuar se si të përdorni gjestet e dorës, shikoni fjalime dhe folësit eTED për të vëzhguar se si këta folës përdorin gjeste me dorë për të shpjeguar mesazhin e tyre. Pastaj ju mund të praktikoheni duke përdorur ato gjeste për t’u përgatitur për prezantimin apo eventin tuaj të ardhshën.

2. Ndaloni së përdoruri shenja nervozizmi

Mësoni të ndaloni shfaqjen nervore të gjuhës së trupit në mënyrë që të mos rrezikoni të shfaqeni i shqetësuar ose i paaftë. Sjelljet më të zakonshme janë:

  • Shtrëngimi i duarve
  • Prekja e qafës
  • Kërcitja e gishtave
  • Fërkimi i krahëve
  • Kafshimi i buzëve

Ndonjëherë mund të jetë e vështirë për t’a identifikuar, pasi me shumë gjasa jeni duke i bërë ato pa menduar. Pyetni një mik ose koleg për t’iu thënë nëse vërejnë që ju jeni duke shfaqur ndonjë nga sjelljet. Kur ju e dini se cilat janë, mund të ndërmerrni veprime për t’i ndaluar ato.

3. Imitoni njerëzit e tjerë

Një studim i Harvard Business Revieë  zbuloi se profesionistët, të cilët imitojnë të folurën dhe gjuhën e trupit të klientëve kanë ndërveprime shumë pozitive dhe janë në përgjithësi më të suksesshëm se sa ata që nuk e bëjnë.

Ka disa mënyra që ju mund pasqyroni njerëzit e tjerë:

  • Imitoni ritmin e tyre: Nëse ju flisni shpejt, ngadalësoni fjalën tuaj në mënyrë që të mbani të njëjtin ritëm me personin që po flisni.
  • Miratoni qëndrimin e tyre: Mbani trupin tuaj në një mënyrë të ngjashme si bëjnë ata.
  • Përshtatuni me sjelljen e tyre: Nëse personi që ju jeni duke folur po sillet formalisht, ju duhet të bëni si ata, ose ata do të mendojnë se ju nuk po e merrni seriozisht bisedën.

Sigurisht, pasqyroni vetëm sjellje pozitive. Kopjimi i gjuhës së trupit me tone negative vetëm sa do të rrisë tensionet midis jush.

4. Ulni nivelin tuaj të stresit

Në momentin që ju filloni të ndiheni i stresuar, nivelet e kortizolit rriten, gjë që përkeqëson ndjenjat e ankthit. Ja se si të përdorni gjuhën e trupit për t’u çlodhur:

  • Rrotulloni shpatullat tuaja prapa dhe poshtë shpinës tuaj
  • Drejtoni gjoksin dhe ballin në drejtim të diellit
  • Vendosni këmbët tuaja në tokë në mënyrë të vendosur veç e veç, etj.

Këto janë karakteristikat e gjuhës së fortë të trupit. Sa më shumë hapësirë që të merrni dhe të relaksoni muskujt tuaj, aq më pak kortizol do të prodhohet dhe do zvogëlohet ndjenja e stresit.

5. Buzëqeshni (në kohën e duhur)

Shumë këshilla profesionale, thonë se njerëzit duhet të buzëqeshin më shpesh, por kjo nuk është gjithmonë një ide e mirë. Shumë studime kanë treguar se njerëzit me pozita në fakt nuk buzëqeshin shumë, por në vend të kësaj, ata buzëqeshin në kohën e duhur. Ju doni të buzëqeshni kur përshëndetni një person dhe shtrëngoni duart e tyre, kur flisni për lëndët që jeni i apasionuar dhe kur thoni mirupafshim.

Të qeshësh shumë, sepse jeni nervoz ose duke u përpjekur për të ndërtuar marrëdhënie në fakt nënkupton të kundërtën; ju bën të dukeni më pak të zgjuar dhe jo shumë miqësorë.

6. Uluni në një kënd

Mënyra sesi uleni ndikon në sjelljen tuaj më shumë se sa ju mendoni. Studimet tregojnë se kur trupi jonë është i pozicionuar në anë të kundërt me dikë tjetër, truri ynë percepton se personi tjetër mund të jetë antagonist. Kur flasim me kolegët dhe eprorët, është mirë të ulemi ose të qëndrojmë në një kënd të vogël. Kjo është shumë më pak kërcënuese dhe ul ritmin e zemrës të të dy pjesëmarrësve.

 

burimi: Motto.time

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0