Gjenerata Z, brezi i ri i udhëtarëve! Si po e riformësojnë të rinjtë industrinë e turizmit - Business Magazine Albania

Gjenerata Z, brezi i ri i udhëtarëve! Si po e riformësojnë të rinjtë industrinë e turizmit

Gjeneratat e ndryshme i qasen përvojave të udhëtimit në mënyra të ndryshme . Krahasuar me gjeneratat e mëparshme, udhëtarët e rinj, Gjenerata Z  po i japin prioritet përvojave unike dhe kanë një këndvështrim ndryshe mbi udhëtimin në tërësi. Të mbash ritmin me këto ndryshime është thelbësore për t’i ndihmuar markat dhe agjencitë e udhëtimit të përmbushin nevojat në zhvillim të konsumatorëve. 

Çfarë është Gjenerata Z?

Gjenerata Z – ose shkurt “Gen Z” – i referohet brezit të lindur midis viteve 1997 dhe 2012. Ky grup moshash tepër i adaptueshëm përfshin individë që këtë vit mbushin nga 13 deri në 28 vjeç. Të rritur me teknologji në duar, të rriturit e Gen Z janë shumë familjar me teknologjinë dhe njihen si brezi më i aftë teknologjikisht. Prania e përhershme online, rritja e platformave sociale dhe një vetëdije më e lartë globale kanë ndikuar në ndryshimin e vlerave të konsumatorit, pritshmërive dhe trendeve të udhëtimit. Konsumatorët e Gen Z po e rishkruajnë kuptimin e udhëtimit. Kuptimi i nevojave të tyre unike është thelbësor për të kuptuar të ardhmen e industrisë së turizmit.

Lexo edhe : Freelancing-u në rritje, top 10 vendet që po dominojnë tregun e punës online

Sipas Komisionit Evropian të Udhëtimit, të rinjtë udhëtarë kanë më shumë gjasa të:

  • Rikthehen dhe të sjellin më shumë vlerë në destinacione gjatë kohës;
  • Zbulojnë destinacione të reja dhe më pak të njohura;
  • Përdorin teknologji si aplikacione për të planifikuar udhëtimet;
  • Marrin përfitime personale kulturore dhe kontribuojnë në komunitetet lokale që vizitojnë.

Gjenerata Z është një demografi kyçe që çdo ofrues shërbimesh udhëtimi duhet ta ketë në konsideratë – le të shohim statistikat që formësojnë profilin e tyre të udhëtimit. Ato tregojnë se :

  • Gen Z udhëton shpesh, me mesatarisht tre udhëtime rekreative në vit.
  • 63% e konsumatorëve të Gen Z kanë kryer blerje për udhëtime në 12 muajt e fundit.
  • 53% e punonjësve të Gen Z dhe Milenialëve planifikojnë të udhëtojnë për punë.
  • 65% e Gen Z kanë shpenzuar më shumë për udhëtime rekreative në vitin 2024.
  • 88% ndjekin të paktën një influencues udhëtimesh në TikTok.
  • 45% u besojnë rekomandimeve të influencuesve për udhëtime.
  • Ata preferojnë kanalet direkte online për prenotime fluturimesh.
  • 76% janë më të interesuar për udhëtime sesa më parë.
  • Shpenzojnë mesatarisht 11,766 dollarë për udhëtime, më shumë se çdo brez tjetër.

Gen Z vs. Milenialët: ngjashmëritë dhe dallimet

  • Të dy brezat kombinojnë punën me kujdesin ndaj vetes dhe relaksin.
  • Milenialët zgjatin udhëtimet e biznesit për relaks (43%).
  • Gen Z dëshiron të mbulojë nga kompania aktivitete si joga apo klasa ushtrimesh gjatë udhëtimeve (34%).
  • 21% e moshës 25–34 vjeç thonë se udhëtimet për punë kanë ndikuar pozitivisht në shëndetin mendor.
  • 36% e Milenialëve i japin prioritet luksit dhe rehatisë gjatë udhëtimeve të biznesit.
  • 71% e Gen Z dhe milenialëve duan të rezervojnë pushime në plazhe private për t’u çlodhur.
  • 61% planifikojnë udhëtime me fokus mirëqenien dhe kujdesin ndaj vetes.

Rëndësia e pranisë në rrjetet sociale, komunikimit online efektiv dhe një qasjeje të personalizuar ndaj shërbimit ndaj klientit nuk mund të nënvlerësohet kur punohet me këtë brez. Sepse nuk ka të bëjë vetëm me destinacionin, rëndësi ka edhe vetë udhëtimi.

Burimet: CNBC, McKinsey & Company, PMG, Fast Company, Statista, Skift, Hilton, Travel Age West, Squaremouth

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #37 - Prill 2025

Mendo lokalisht, vepro globalisht

Viti 2025 vjen me sfida dhe mundësi të mëdha në sektorë të rëndësishëm të ekonomisë sonë. Turizmi shqiptar po përjeton një rritje të jashtëzakonshme, ku duket se pas një prezantimi mbresëlënës në ITB Berlin, Shqipëria është gati të pozicionohet si një destinacion i rëndësishëm në hartën botërore me një ofertë të larmishme turistike. Paralelisht, tregu i pasurive të paluajtshme po përballet me ndyshime të shumta, ku investimet strategjike dhe zhvillimi i qëndrueshëm janë kyç për suksesin e këtij sektori.
Teknologjia vazhdon të transformojë mënyrën se si jetojmë dhe punojmë. Inteligjenca Artificiale nuk është më thjesht një mjet ndihmës, por një faktor vendimtar që po shkruan rregulla të reja në çdo industri.

Bota përballë sfidës së krijimit të një axhende më humane për Inteligjencën Artificiale – si mund ta vendosim atë në shërbim të njeriut, pa e shndërruar në një rrezik për demokracinë dhe ekonominë globale? Ndërsa jetojmë në një botë që ndryshon vazhdimisht, shohim sesi Fintech është një realitet i padiskutueshëm që po lehtëson ditë pas dite jetën dhe veprimtarinë e bizneseve dhe individëve. Ajo që konfirmojmë me siguri në këtë edicion është sesi bizneset shqiptare po përqafojnë gjithnjë e më shumë një qasje europiane në menaxhim, kulturë, lidership dhe investime, duke u nxitur drejt inovacionit dhe …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0