Gentian Karaj: "Suksesi i FORD, prej kombinimit të cilësisë me çmimin" - Business Magazine Albania

Gentian Karaj: “Suksesi i FORD, prej kombinimit të cilësisë me çmimin”


1. “Ford Albanian Motor Company” ka fituar “Best Dealer in Europe 2015” si dhe Brandi më i shitur në Shqipëri. Si keni arritur të përparoni në një vend si Shqipëria, që famën e ka të madhe si “vendi i Benzit”?

Suksesi vjen nga suporti teknik dhe financiar që ka dhënë Fordi i Europës, për të stimuluar shitjet në vendet me fuqi blerëse të ulët, duke u bazuar mbi GDP-në e tyre. Ky është një nga faktorët kryesorë. Faktori tjetër është pozicionimi i Markës Ford me cilësi /çmim ne treg. Kjo do të thotë që shumë kompani/ biznese, duke reduktuar kostot shikojnë për të blerë automjete me çmime të favorshme, në raport edhe me cilësinë dhe Ford fatmirësisht ka qenë preferencial.

Shërbimi i përkushtuar ndaj klientit në shitjen e makinave dhe në servisimin e tyre janë shumë të rëndësishme gjithashtu. Por edhe teknologjia e re që ka aplikuar Ford vitet e fundit për sa i përket besueshmërisë së produktit, zgjatjen e kohës së riparimit (më pak kosto për klientin në mirëmbajtjen periodike), dizajni modern dhe elegant ka ndikuar edhe në rritjen e imazhit të Ford në Europë, jo vetëm në Shqipëri.

2. Sa kanë qenë shitjet tuaja progresivisht nga viti në vit?

Në vitin 2014 totali i të gjitha llojeve të mjeteve të shitura në Shqipëri ka qenë më i ulëti; 1450 makina. Në vitin 2016 ka patur një rritje rreth 2700 makina në total, ndërkohë që Fordi ka shitur 539 makina të reja.

3. Sa është faturimi juaj vjetor?

Totali i xhiros vjetore për vitin 2016 është rreth 9 milionë Euro pa TVSH.

4. Si është raporti i shitjeve krahasuar me vendet e rajonit?

Albanian Motor Company ka një rritje prej 30,4 % në vitin 2016 krahasuar me vitin 2015. Albanian Motor Company në 2015 është cilësuar një nga kompanitë më të mira në Europë bazuar në performancën e shitjes së makinave të reja, pjesëve të këmbimit dhe cilësisë së shitjes Ford Chairman 2015.

5. Me kë jeni konkurrent në çmim dhe cilësi?

Fordi zë një pozicion të mirë kundrejt cilësisë dhe cmimit. Por të gjithë ne konçesionarët përpiqemi të bejmë oferta të shpeshta në bazë të periudhës kohore. Në periudha kohore të ndryshme bëjmë oferta me çmime të skontuara që t’i përgjigjemi dhe kërkesës që kemi nga fabrika. Konkurrentë jemi me të gjithë markat pasi Ford ofron tashmë dhe segmente të SUV Luxury që është FORD EDGE, një prodhim me eksperiencë të gjatë në Amerikë që së fundmi është prezantuar dhe në Europë.

6. Siç thonë: Malli i mirë kushton apo duhet të jetë edhe i mirë, edhe i lirë?

Teorikisht, malli i mirë shet veten dhe praktikisht dhe specifikisht për tregun tonë, duhet edhe të kesh pozicion shumë të mirë në treg kundrejt çmimit, të kapësh momentin e duhur, kërkesën e duhur bazuar në kompanitë që blejnë makina.

7. Kush makinë pëlqehet më shumë?

Ford Fiesta është makina më e shitur, ofrohet në një çmim nga 9200 Euro deri në 13.500 Euro. Segmenti SUV Ford Kuga ka një kërkesë në rritje në tregun tonë. Aktualisht Ford është duke plotësuar segmentet SUV si ECOSPORT, EDGE si dhe është duke nxjerrë gjeneratën më të re cross-over në segmetin B.

Sigurisht një segment të fuqishëm kanë marrë mjetet e punës, që për vitin 2016 është gjithashtu segmenti më i shitur në Shqipëri, Ford Transit. Ai ofron cilësi të pakrahasueshme me konkurrencën dhe çmime fantastike në të gjitha volumet (nga 2,4 mderi në 15 m3).

8. Ju aplikoni edhe kredi mjaft të favorshme për të blerë një makinë tek ju?

Kredia në bashkëpunim me banka të nivelit të dytë është një ndihmë shumë e madhe për të blerë një makinë të re. Raporti është diku tek 55% me financim, e 45% me blerje direkte. Kësti mujor varion nga 99 Euro në muaj për 5-7 vite financim.

9. A ndjeni që Ford është bërë një nga makinat më popullore në Tiranë?

Ford është makina më e shitur këto vitet e fundit. Do të doja të falenderoja të gjithë klientët tanë të cilët na kanë besuar me investimin që kanë bërë, për të cilët ndiejmë detyrimin për t’i shërbyer gjithnjë e më mirë.

Ford është një nga tre prodhuesit më të mëdhenj në botë. Klientët në Europë, por edhe në Shqipëri janë më të ndjeshëm kundrejt sigurisë së makinës, dhe Ford ka investuar në parandalimin e aksidenteve duke gjeneruar teknologji të reja në: vendndalim në qytet në shpejtësi të ulëta dhe në reduktimin dhe ndalimin për shpejtësi të larta, për të njohur tabelat e qarkullimit, skanimin e mjeteve që vijnë pas, kur kalon nga një korsi në tjetrën, ka futur gjithashtu teknologji për vetëparkimin qoftë vertikal, qoftë horizontal etj. duke përdorur sisteme kamerash me 14 software. Të gjitha këto do të ndikojnë në rritjen dhe fuqizimin e markës Ford.

Por problem mbetet legjislacioni për sa i përket importit të mjeteve të përdorura me teknologji të vjetër të cilat kanë nivel ndotje shumë të lartë të CO2. Sot në Shqipëri shiten 2700 makina të reja në vit nga të gjitha markat dhe rreth 30 mijë makina të përdorura, kryesisht të viteve 2000, 2001,2002 shumë të vjetra, me çmime shumë të lira, të cilët na konkurrojnë gjithashtu në vendet ku shiten dhe është e vështirë të besosh deklarimin e shitjeve pranë zyrave të tatim taksave.

Shitja e këtyre mjeteve tek klientët nuk ka asnjë siguri teknike apo garanci pas shitjes, nuk ka historik, nuk dihen se sa kilometra kanë bërë, gjendja se si ka ardhur etj., dmth nuk ka asnjë garanci.
Jemi vendi i vetëm në Ballkan me një konkurrencë të pandershme. Po të shohësh vendet e rajonit, për shembull Bosnjën, që ka probleme etnike, dhe me 50% papunësi, shiten 9 mijë makina të reja në vit, apo Kroacia 50 mijë, Serbia 26 mijë makina në vit etj. Shqipëria me pozicionin më të mirë dhe të preferuar në Ballkan, shet vetëm 2700 makina të reja.

Bazuar dhe në përpjekjet që bëjnë vendet e zhvilluara në përmirësimin e ndotjes së ambientit, në uljen e COdhe NHx, elementë të vërtetuar që shkaktojnë sëmundje kancerogjene, duhet bërë më shumë në parandalimin e importit të këtyre automjeteve.

10. Nuk keni lobuar në qeveri për të drejtat tuaja?

Me Shoqatën e Konçesionarëve kemi tentuar disa herë të përmirësojmë legjislacionin për importin e makinave të përdorura si dhe të kontrollove më të forta për deklarimin e shitjeve të këtyre automjeteve sipas ligjeve në fuqi, pra konkurrencë e ndershme në deklarimet në zyrat e Tatim Taksave dhe Sigurimeve Shoqërore. Rregullimin e taksimit të mjeteve sipas nivelit të ndotjes së ambientit (1 Euro deri Euro 6).

Sot ka një draft nga Ministria e Mjedisit për këtë problem, por me sa duket ka për të mbetur thjeshtë draft.

11. Ambicia juaj?

Ford për vitin 2017 ka rritur target-in, pra kërkon një rritje prej 35% në shitjen e automjeteve dhe pjesëve të këmbimit. Ky target është vendosur nga Ford, na ka vendosur nën presion dhe do të jemi në vështirësi nëse nuk do të kemi një përmirësim të legjislacionit të importit të mjeteve të vjetra.

/Intervistë e realizuar nga Business Magazine Albania

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0