Gent Sejko:100 vjet Banka e Shqipërisë dhe vizioni për ekonominë e së ardhmes! - Business Magazine Albania

Gent Sejko:100 vjet Banka e Shqipërisë dhe vizioni për ekonominë e së ardhmes!

Nga Fatima GoreziNë 100-vjetorin e Bankës së Shqipërisë, drejtimi i këtij institucioni nga Guvernatori Gent Sejko përfaqëson një kombinim të veçantë privilegji dhe përgjegjësie. Ky moment historik shërben jo vetëm si reflektim mbi trashëgiminë e një-shekullit stabiliteti monetar dhe financiar, por edhe si sfidë për të avancuar standardet e besueshmërisë dhe inovacionit. Gjatë historisë së saj, krijimi i bankës në 1925, transformimi pas viteve ’90 dhe përpjekjet për përafrim me praktikat evropiane kanë lënë gjurmë të qëndrueshme në filozofinë operacionale të institucionit. Sot, Banka e Shqipërisë luan një rol kyç jo vetëm në sigurimin e stabilitetit makroekonomik, por edhe në mbështetjen e sektorit privat, startup-eve dhe inovacionit financiar, duke krijuar kushtet për një ekonomi të qëndrueshme, digjitale dhe të gjelbër. Business Magazine ka realizuar një intervistë ekskluzive me Guvernatorin Sejko, duke sjellë perspektivën e tij mbi sfidat, vizionin dhe mundësitë që presin sistemin financiar shqiptar.

Çfarë do të thotë për ju personalisht dhe institucionalisht të drejtoni Bankën e Shqipërisë në vitin e 100-vjetorit të saj? Cilat kanë qenë tre momentet më përcaktuese në historinë një-shekullore të Bankës së Shqipërisë që sot vazhdojnë të ndikojnë politikën monetare?

Të drejtoj Bankën e Shqipërisë në vitin e 100-vjetorit është një privilegj i jashtëzakonshëm dhe një përgjegjësi e veçantë. Ky institucion ka qenë një shtyllë e stabilitetit ekonomik të vendit dhe një nga institucionet që ka mbajtur peshën më të madhe të transformimeve të shtetit shqiptar gjatë një shekulli. Për mua personalisht, ky vit përfaqëson një moment reflektimi, por edhe ambicie. Reflektimi lidhet me punën e brezave të bankierëve që ndërtuan një institucion të besueshëm; ambicia qëndron te detyrimi që kemi për ta çuar më tej këtë standard.

Në historinë e Bankës së Shqipërisë, ka disa momente kyçe që vazhdojnë të formësojnë filozofinë tonë operacionale. Krijimi i institucionit më 1925 shënoi themelimin e një banke kombëtare me instrumente për emetimin e monedhës dhe kreditimin e ekonomisë. Ajo periudhë i dha vendit për herë të parë një autoritet monetar dhe krijoi bazën e kulturës së stabilitetit që ne mbrojmë edhe sot. Pas viteve ’90, Shqipëria kaloi nga një ekonomi e centralizuar në një ekonomi të tregut. Reforma e thellë institucionale, transformimi në Bankën e Shqipërisë dhe vendosja e objektivit të stabilitetit të çmimeve ishin vendimtare për të ardhmen. Ky ishte momenti kur institucioni rivendosi misionin e tij si bankë qendrore moderne dhe orientimin drejt standardeve të ekonomive të zhvilluara.

Me integrimin evropian në fokus (i cili shpresojmë të jetë sa më pranë), sa afër dhe larg është Shqipëria me përputhjen e praktikave të saj monetare dhe mbikëqyrëse me standardet e familjes europiane?

Shqipëria është sot më afër se kurrë më parë me standardet e Bashkimit Evropian në fushën e politikës monetare, stabilitetit financiar, mbikëqyrjes dhe pagesave. Në shumë aspekte, ne tashmë funksionojmë sipas praktikave të Eurosistemit dhe të Bankës Qendrore Evropiane.

Për të lexuar artikullin e plotë abonohu në një nga paketat tona.
Kliko këtu për t'u abonuar.

Artikull ekskluziv i Business Magazine Albania.
Ky artikull gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Business Magazine Albania” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0