Gënjeshtra 'më e vogël' në një aplikim për punë mund të ketë pasojë afatgjatë në karrierë - Business Magazine Albania

Gënjeshtra ‘më e vogël’ në një aplikim për punë mund të ketë pasojë afatgjatë në karrierë

aplikim për punë

Kathleen Furore

Kohët e fundit fola me dikë, djali i të cilit u pyet në një aplikim për punë nëse ai kishte marrë ndonjëherë drogë, përfshirë marijuanën. Ai gënjeu dhe zgjodhi kutinë “Jo”, sepse donte vërtetë ta fitonte punën. Ai është në garë për këtë pozicion, por është i shqetësuar se çfarë do të ndodhë nëse dikush zbulon se ka gënjyer në aplikimin e tij. Çfarë duhet të bëjë ai? Dhe më gjerësisht, si duhet ta trajtojnë aplikantët për punë këtë pyetje tani që marijuana është e ligjshme në kaq shumë vende?

“Kjo përgjigje ka të bëjë shumë me kontekstin e pyetjes,” thotë trajnerja ekzekutive Cynthia Corsetti e Corsetti Coaching, LLC.

“Së pari është e rëndësishme të dini se një aplikim për punë është një dokument ligjor. Pra, informacioni i rremë mbi një dokument ligjor sjell pasoja. Në shumicën e rasteve, nëse një organizatë pyet për përdorimin rekreativ të drogës, do të ketë një pyetje tjetër më poshtë që shpjegon pse. Ndoshta do të thotë: “Ky është një vend pune ku do t’i nënshtroheni testimit të drogës para punësimit”. Zakonisht shkon më thellë se një pyetje po ose jo”

Lexoni: Punonjësit nuk po paraqiten në punë, punëdhënësit po i zëvendësojnë me robotë

Edhe nëse opsioni i vetëm është të përgjigjeni “po” ose “jo”, Corsetti thotë se do të habitej nëse nuk do të kishte një mundësi për të shpjeguar përgjigjen diku në aplikim.

Shpjegimi mund të jetë diçka si: “Po, unë përdor droga të ligjshme rekreative gjatë orëve të mia jashtë  punës një herë në vit ose më shumë” … ose çfarëdo tjetër,” thotë Corsetti.

Corsetti thotë gjithashtu të merren parasysh faktorë të tjerë.

“Në situatën e këtij të riu, ngrihen pyetje a e ka përdorur drogën vetëm një herë? Apo përdor rregullisht drogë gjatë kohës së pushimit? Sa kohë ka që kur e ka përdorur?”

“Po të ishte djali im, do t’i thoja t’i tregonte të vërtetën punëdhënësit. Është shumë më mirë të mos pranohet tani sesa të ndërpritet më vonë për këtë shkak. Ky duhet të jetë një moment mësimi për këtë të ri. Zotëroni veprimet tuaja. Si një menaxher punësimi, unë do të respektoja ndershmërinë dhe integritetin më shumë se sa sekretin për përdorimin e drogës.

Corsetti thekson se gënjeshtra, pavarësisht se sa “e bardhë” mund të mendojë aplikanti se është, mund të ketë ndikim të rëndësishëm në perspektivat e ardhshme të punës.

“Kjo në fakt i ka ndodhur dikujt që njoh. Ai gënjeu në aplikim dhe dështoi në një test droge. Ai tha se kishte kaluar mjaft kohë nga hera e fundit që  kishte pirë marijuanë, por e kishte gabim”, thotë ajo. “Ai nuk e fitoi punën dhe iu ndalua të aplikonte më në këtë organizatë. Pra, gënjeshtra e tij e vogël e bardhë pati një ndikim të madh në strategjinë e tij afatgjatë të karrierës”

/tribunecontent

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0