Gaz jo-rus, zgjidhja nga Greqi-Bullgari - Business Magazine Albania

Gaz jo-rus, zgjidhja nga Greqi-Bullgari

gaz

Greqia dhe Bullgaria filluan aktivitetin tregtar të një tubacioni gazi, edhe pse me vonesë. Ai  do të ndihmojë në uljen e varësisë së Europës Juglindore nga gazi rus dhe në rritjen e sigurisë së energjisë.

Tubacioni 182 kilometra i gjatë do të lehtësojë furnizimin me gaz të Bullgarinë, e cila që nga muaji prill po lufton të sigurojë furnizime me gaz me çmime të përballueshme.

Rusia ka ulur furnizimet e saj të gazit në Europë, pas sanksioneve ndaj Moskës për pushtimin e Ukrainës, duke i lënë vendet e Bashkimit Europian të përpiqen të sigurojnë furnizime alternative mes çmimeve në rritje.

Presidentja e Komisionit Europian përshëndeti nisjen e tubacionit të shtunën, për të cilin ajo tha se ishte çelësi për shkëputjen nga energjia ruse.

Tubacioni Interkonektor Greqi-Bullgari (IGB) do të transportojë 1 miliard metër kub (bcm) gaz azerbajxhanas në Bullgari.

Lexo: Turqia rregulla më të rrepta për rrjetet sociale

Tubacioni mund të sigurojë gaz jo-rus për Serbinë, Maqedoninë e Veriut, Rumaninë dhe më tej Moldavinë dhe Ukrainën.

Ai do të transportojë gaz nga qyteti verior grek i Komotinit, në Stara Zagora në Bullgari. IGB është i lidhur me një tjetër tubacion, pjesë e Korridorit Jugor të Gazit, i cili transporton gazin e Azerbajxhanit në Europë.

Tubacioni prej 240 milionë euro kontrollohet nga një sipërmarrje e përbashkët midis kompanisë shtetërore bullgare të energjisë BEH, ndërmarrjes greke të gazit DEPA dhe Edison të Italisë.

Euronews

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0