Gautam Adani bëhet personi i tretë më i pasur në botë. Hera e parë për një aziatik - Business Magazine Albania

Gautam Adani bëhet personi i tretë më i pasur në botë. Hera e parë për një aziatik

Manjati indian Gautam Adani është emëruar personi i tretë më i pasur në botë me një pasuri të vlerësuar prej 137 miliardë dollarësh dhe bëhet personi i parë aziatik që hyn në treshen e parë të të pasurve në botë.

Adani, 60 vjeç, i cili themeloi konglomeratin e minierave në energji “Adani Group” pas braktisjes së universitetit, u rendit në vendin e tretë në Indeksin e Miliarderëve të Bloomberg të përditësuar çdo ditë.

Pasuria e tij është rritur me 61 miliardë dollarë deri më tani, sipas indeksit, pasi vlera e tregut të shumë prej kompanive të tij është rritur. Shumë nga bizneset e tij janë të përfshira në gazin natyror, minierat e qymyrit dhe prodhimin e energjisë elektrike dhe ka të ngjarë të kenë përfituar nga rritja globale e çmimit të energjisë.

Lexo edhe: Njihuni me 19-vjeçarin miliarder, ka nënshkruar tre kontrata me vlerë që mund të arrijë në 110 milionë dollarë

Adani zuri vendin e tretë pas tejkalimit të Bernard Arnault, miliarderi francez që zotëron pjesën më të madhe të portofolit të markës luksoze LVMH. Pasuria e Arnault ka rënë me 42 miliardë dollarë deri më tani këtë vit në 136 miliardë dollarë.

Të gjithë miliarderët në top 10, përveç Adanit, kanë përjetuar rënie të pasurisë së tyre këtë vit – pasi kanë bërë fitime masive gjatë krizës së Covid.

Të vetmit njerëz më të pasur se Adani janë shefi i Tesla-s, Elon Musk me një pasuri të vlerësuar prej 251 miliardë dollarësh dhe Jeff Bezos i Amazon me 153 miliardë dollarë.

Konglomerati i Adanit zotëron operatorin më të madh të portit detar dhe aeroportit të sektorit privat të Indisë, si dhe një minierë të madhe qymyrguri në Queensland, Australi. Kompania është përballur me kritika të ashpra për ndikimin e saj mjedisor në Barrierën e Madhe, si dhe përdorimin e miliarda litra ujë në vit.

The Guardian

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0