Panairi i gastronomisë shqiptare në Berlin mblodhi bashkë qindra sipërmarrës në fushën e agroturizmit dhe kulinarisë, duke mundësuar ndarjen e përvojave dhe rritjen e bashkëpunimit, mes prodhuesve ushqimorë dhe drejtuesve të restorante si dhe përfaqësuesit e agrobiznesit.
Në dy ditët e eventit, temat u diskutuan në panele të rëndësishme se si gastronomia dhe turizmi kontribuojnë në rritjen e profilit të qyteteve shqiptare, me përfaqësues të institucioneve vendore të Prishtinës, Durrësit, Prizrenit dhe Tetovës.
Një panel i dytë iu dedikua potencialit të tregut gjermanofolës për produktet e Ballkanit Perëndimor, ku diskutuan drejtuesit e Forumit Ekonomik Mbarë Shqiptar, Odës Veriperëndimore të Maqedonisë së Veriut, Ish Ambasador i Republikës së Kosovës në Gjermani dhe Kryetari i Klubit të Biznesit Gjermani – Maqedonia e Veriut
Dy panele të tjera iu dedikuan pajisjeve dhe mobilimit në eksperiencën kulinare dhe e ardhmja digjitale e sektorit, përmes përdorimit të aplikacioneve.

- Bruno Selimaj,
- Ekrem Bardha
- Xhelil Musa
- Ilir seferi – drejtues i fondacionit Besa
- Sabit Bytyqi
“Duart e Nënës”
- Ramiz Kukaj – Çka ka qellu restorant – New York, ”100 must visit”
- Smajl Shehu – Kulla e Junikut
- Shkelqim Jupaj – Çarshia e Jupajve
- Ergis Pelo – Kolonja albanischest restraunt
- Ahmet Metaj – për kontributin në hapjen e shkollës së parë shqipe në Berlin në 1976
“Çmimin e Arritjeve Jetësore”
- Dritan Alsela – Baristi i famshem i kafes ne Duseldorf, per hapjen e brendit me emrin e tij
- Altin Prenga – MRIZI I ZANAVE
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto