Gabimet më të mëdha të markave gjatë vitit 2018

Gabimet më të mëdha të markave gjatë vitit 2018


Gabimet janë të pashmangshme, qoftë në koncept apo në ekzekutim. Por fatkeqësisht edhe një detaj i vogël i menduar jo gjatë mund t’i kushtojë miliona një kompanie dhe një fushate marketingu të bërë me zell.

BusinessMag gjithmonë ka ndjekur gabimet që brandet e ndryshme bëjnë dhe zhurmën e pashmangshme që shkaktojnë komentet në rrjetet sociale.

Kjo është një përmbledhje e asaj që ka ndodhur gjatë vitit 2018.

  1. H&M
    Në janar të këtij viti, gjigandi i modës së shpejtë publikoi në website-in e tij foton e një fëmije afrikano-amerikan që mbante veshur një pulovër të gjelbër me sloganin “Majmuni më i bukur i Xhunglës”. Klientët u tmerruan dhe përdoruesit e Twitter e etiketuan H&M si një kompani pa ndjeshmëri kulturore.

Lexoni: “Unë jam majmuni më i bukur i xhunglës”. Fushata raciste e H&M bëri që kompania të humbasë shumë dashamirës

2. Estee Lauder 

Gjithashtu në muajin Janar, Estee Lauder nxori një linjë të re fondatine të quajtur Double Wear Nude Water Fresh Makeup SPF25. Ndërkohë që kompania lançoi 30 nuanca të produktit, më shumë se gjysma ishin përshtatur për femrat me lëkurë të bardhë dhe shumë të zbehtë, duke lënë shumë pak opsione për femrat me ngjyrë. Reklamat për këtë make up dërguan një mesazhe shumë të qartë te klientët për atë çfarë kjo kompani përfaqëson.

3. Milwaukee Bucks

Një gabim në kohë detyroi shumë tifozë të basketbollit të besonin se Milwaukee Bucks po festonin shkarkimin e trajnerit Jason Kidd në janar. Lajmi u bë publik në 50 vjetorin e franchiset, kështu që çdo përdorues që kaloi nga profili në Twitter të ekipit përshëndeti me dashuri në sektorin e komenteve me një sërë balonash virtuale.

https://twitter.com/s0cialanx1ety/status/955549130989842432

4. Heineken

Reklama e shurdhët e kompanisë së birrës u lançua gjatë muajit Mars. Reklama 30 sekondëshe tregon një barist që rrëshket një birrë duke kaluar tre persona, të tre me ngjyrë, tek një femër e bardhë. Dhe slogani i fushatës ishte: “Ndonjëherë, e bardha është më mirë.”

Rreperi Chance në një postim në Twitter, e quajti reklamën e Heineken “tmerrësisht raciste,” dhe më mijëra njerëz e mbështetën.

5. Target

Në qershor të këtij viti, blerësit u surprizuan nga një letër urimi për Festën e Baballarëve në dyqanet Target ku shfaqej një çift Afrikano-Amerikan të shoqëruar nga termi “Babushi”. Kartolina u zbulua nga një përdorues i Facebook, i cili tha se kjo ishte e vetmja kartolinë që kishte një çift me ngjyrë.

Më vonë Target kërkoi falje dhe e hoqi kartolinën nga rreth 900 dyqanet e tij.

6. Domino’s Pizza

Në muajin Shtator, një franchise i rrjetit rus të picave Dominos, lançoi “Dominos Forever” një ofertë prej 100 picash falas në vit për 100 vite për klientët që do të bënin tatuazh logon e markës në lëkurën e tyre.

Pasi qindra postime në rrjetet sociale shpërthyen nga fansa të çmendur të picës, Domino’s nxorri disa kufizime për përmasat e tatuazhit, si dhe një reduktim në 350 persona përfitues të ofertës. Ky promocion supozohej të vazhdonte për muaj me rradhë, por kompanisë iu desh ta anullonte më parë për të ndaluar mijëra persona të jenë përfitues.

https://www.instagram.com/p/BnOep3Bleie/?utm_source=ig_web_copy_link

7. Dolce & Gabbana

Në muajin Nëntor, linja luksoze e modës publikoi një fushatë marketingu të mbushur me steriotipe etnike. Një reklamë e kompanisë përfshinte një modele kineze që përpiqej të hante pjata të ndryshme Italiane me shkopat karakteristikë të kuzhinës kineze. Përkundër përmbajtjes seksualisht sugjestive, njerëzit ishin të zemëruar për përshkrimin e popullit kinez si një popull me mungesë përsosjeje dhe kulturë të prapambetur.

Lexoni: Reklama raciste, Dolce & Gabbana u kërkojnë falje publike të gjithë kinezëve nëpër botë

Gjërat u përkeqësuan. Gjatë fushatës, Diet Prada, një profil instagrami i fokusuar në modë, postoi foto nga mesazhe të dërguara midis themeluesit Stefano​ Gabbana dhe modeles Michaela Tranova, ku Gabban shprehej se “vendi i mutit është Kina”. Postimi i Diet Prada u bë viral në rrjetet sociale dhe reagimet ishin të menjëherëshme. Hashtagu #BoycottDolce (Bojkotoni Dolcen) u bë trend në rrjetin social kinez Weibo.

https://www.instagram.com/p/BqXYtsZl6D5/?utm_source=ig_web_copy_link

Gabbana dhe bashkëthemeluesi Domenico Dolce kanë kërkuar falje për publikun që nga ai moment, dhe anulluan pasarelën e tyre në Shanghai, që u kushtoi miliona.

/INC

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0