G7 dënon rrëmbimin e udhëheqësit të centralit bërthamor nga Rusia - Business Magazine Albania

G7 dënon rrëmbimin e udhëheqësit të centralit bërthamor nga Rusia

G7  ka dënuar rrëmbimin nga Rusia të udhëheqjes së centralit bërthamor të Zaporizhzhia, ndërsa bën thirrje për kthimin e menjëhershëm të kontrollit të plotë të objektit në Ukrainë. Forcat ruse pushtuan centralin bërthamor në fillim të marsit. Agjencia shtetërore e energjisë bërthamore e Ukrainës akuzoi Rusinë për arrestimin e dy punonjësve të lartë të uzinës.

Energoatom tha se forcat ruse “rrëmbyen” kreun e teknologjisë së informacionit, Oleg Kostyukov dhe ndihmësin e drejtorit të përgjithshëm të uzinës, Oleg Osheka dhe i çuan në një destinacion të panjohur.

Energoatom i bëri thirrje shefit të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, Rafael Grossi të bëjë çdo përpjekje për të siguruar lirimin e tyre.  theguardian

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0