Panairi “Future2Tech”, i organizuar nga Iceberg Exhibitions dhe Albania Tech mblodhi në Pallatin e Kongreseve 76 kompani dhe qindra ekspertë e sipërmarrës.
Kompanitë pjesëmarrëse e cilësuan si një mundësi ideale për t’u prezantuar si ekspozues në panair. Disa prej tyre theksuan se do të rikthehen edhe në edicionet e ardhshme, pasi panë një interest të jashtëzakonshëm nga bizneset. Ato zhvilluan takime frytdhënëse.
Fokusi kryesor i panairit dhe panaleve të diskutimit ishte INOVACIONI, TEKNOLOGJIA dhe EDUKIMI.
Aktiviteti ngjalli një interes të veçantë, sidomos mes kompanive të lidhura me teknologjinë. Organizatorët theksuan se, “Partnerët dhe ekspozuesit tanë synojnë të prodhojnë vlerë për panairin në nivel multidimensional, jo vetëm duke prezantuar shërbimet dhe produktet e tyre inovatore, por duke organizuar forume e prezantime të rëndësishme për informimin dhe ndërgjegjësimin e komunitetit të profesionistëve, e më gjerë. Kjo është edhe pjesë e misionit të AlbaniaTech për të bashkuar dhe aktivizuar të gjithë aktorët e Ekosistemit Shqiptar të Inovacionit”.
Galerinë e fotove nga momentet kryesore të panairit mund ta gjeni në rrjetet tona sociale.
Në panair morën pjesë edhe kompani që drejtojnë fushat e teknologjisë në Shqipëri dhe rajon.
Eventi i hapjes u përshëndet nga ministrja e Sipërmarrjes Delina Ibrahimaj dhe zv. Ministri i Financave.
Znj. Ibrahimaj theksoi se, “është kënaqësi pjesëmarrja në këtë panair, ku prezantohen risitë më të fundit të teknologjisë që i shërbejnë zhvillimit të biznesit. Të rinjtë që takova janë sipërmarrësit e ardhshëm, forca lëvizëse pas inovacionit. Janë ata që shpesh udhëheqin përgjegjësinë në adoptimin dhe përshtatjen me fuqinë e transformimit dixhital, për të formuar të ardhmen e industrive dhe për të nxitur rritjen ekonomike drejt përmirësimit të shoqërive tona. Ne do të mbështesim këtë vizion duke u ofruar atyre mjetet, burimet dhe një klimë sa më të favorshme”.
Lexo edhe:Zhvillohet panairi i teknologjisë në Tiranë, Vodafone lidere në digjitalizim
Në një intervistë për Businessmag, ministrja theksoi se do krahas punës për ngritjen e agjensisë së startupeve, Ministria do të fokusohet tek zhvillimi i një strategjie afatgjatë për ekosistemin e startupeve.
Future2Tech priti organizata, institucione, shoqata dhe kompani nga sektorë të ndryshëm, të gjitha të lidhura me temën e përbashkët të teknologjisë. Industritë e ekspozuara në panair përfshijnë: Shitje me Pakicë Hardware & Softëare, Automobilistikë, Industri Farmaceutike, Financa, Robotikë, Media, Kujdesi Shëndetësor, Inxhinieri, Industria e Modës dhe shumë të tjera.
Profesionistët e teknologjisë, shitjeve dhe marketingut si: Zhvilluesit, Designer, Shitësit Online, Personeli i Medias, Shitësit, Financierët, Menaxherët, Specialistët e Inteligjencës së Biznesit, Analistët, Menaxherët e Produkteve dhe Business Analysts ishin të pranishëm.
CEO e Iceberg Communication, Enejda Sheku tha se, “Synimi kryesor është të bëjmë bashkë të gjithë faktorët të japin mesazhin e tyre për zhvillimin e teknologjik të vendit. Është një panair që do të përsëritet dhe do të ketë edicione të ardhshme dhe presim që të shërbejë ky si një referencë e mirë për vazhdimësinë”.
Gjatë dy ditëve të panairit u zhvilluan aktivitete të shumta si konferenca, workshope, që synojnë të japin informacion mbi tendencat më të fundit të teknologjisë, telekomunikacionit, fintech, smart home, etj.
Gallerinë e fotove nga momentet kryesore të panairit mund ta gjeni në rrjetet tona sociale.
Gerti Boshnjaku, drejtues i AlbaniaTech tha se, “ka pasur një energji shumë të mirë. Kemi marrë informacione edhe nga të gjitha kompanitë dhe të gjithë janë entuziastë. Ka pasur një komunitet që lëviz, takojnë njëri-tjetrin. Ka prurje edhe pse që nuk është një panair që i thërret masës, por një panair B2B”.
Gallerinë e fotove nga momentet kryesore të panairit mund ta gjeni në rrjetet tona sociale.
Videon përmbledhëse të Future2Tech, e gjeni më poshtë:
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.