Zhvillohet panairi i teknologjisë në Tiranë, Vodafone lidere në digjitalizim - Business Magazine Albania

Zhvillohet panairi i teknologjisë në Tiranë, Vodafone lidere në digjitalizim

U zhvillua dje Future2Tech, panairi i parë i teknologjisë në Shqipëri, ku morën pjesë kompanitë lider në fushën e teknologjisë në Shqipëri. Evente, konferenca dhe sesione kyçe u mbajtën gjatë këtij panairi, ku ishte i pranishëm edhe Vodafone Albania, një ndër kompanitë jo vetëm lidere por edhe pionere të teknologjisë në Shqipëri, pasi ka qenë ndër të parat që ka futur masivisht e në mënyrë praktike teknologjinë në shumë fusha të jetës, që nga biznesi te bujqësia, arsimi apo argëtimi.

Vodafone Albania ka krijuar disa nga aplikacionet më të shkarkuara në vend, si My Vodafone apo JUTH app, vendtakimi i qindra mijëra të rinjve shqiptarë, por krenohet edhe me një sërë zbatimesh të suksesshme të teknologjisë, në projekte si Smart Agriculture dhe eBiznes, apo në kuadër të Kontratës Sociale, si në rastin e Brightsky, aplikacioni në ndihmë vajzave e grave viktima të dhunës me bazë gjinore dhe Tirana Ime, një platformë në ndihmë të banorëve dhe turistëve të kryeqytetit.

Shërbimet, platformat, asetet që Vodafone Albania ka zhvilluar e po vijon të zhvillojë, në mbështetje të bizneseve në Shqipëri, u prezantuan në pasditen e këtij panairi, në takimin e organizuar nga Vodafone, ku ishin të ftuar përfaqësues të kompanive kryesore në vend, partnerë dhe bashkëpunëtorë ndër vite.

“Besoj se në Shqipëri kemi gjithçka na nevojitet për të shkuar me vetëbesim drejt së ardhmes digjitale: talente fantastike dhe një sërë kompanish lider në teknologji. Digjitalizimi nuk është një ngjarje e izoluar, por një udhëtim i vazhdueshëm. Dhe si një partner lider në teknologji, Vodafone është këtu për të mbështetur bizneset në çdo hap”, u shpreh Drejtori i Përgjithshëm i Vodafone Albania, Balazs Revesz.

Fjala e Revesz u plotësua më tej nga Brunilda Isaj, Drejtoreshë e Biznesit në Vodafone, e cila tha se sot nuk duhet të flasim thjesht për teknologjinë, por për mënyrën se si kompani si Vodafone Albania do t’u vijnë në ndihmë bizneseve përmes teknologjisë. “Ne duam të jemi dhe jemi brandi që ka lidershipin absolut në treg për të ofruar shërbime konektiviteti dhe që ka digjitalizuar shoqërinë e bizneset”, u shpreh Isaj.

Jo rastësisht në panair kryefjala ishte Inteligjenca Artificiale dhe futja e teknologjisë në çdo aspekt të veprimtarisë së bizneseve e shoqërisë, pa të cilën këto të fundit nuk mund të mbijetojnë. “AI po transformon botën. Një vit nga sot, bizneset tuaja do të duken të vjetra nëse nuk do të kenë adaptuar Inteligjencën Artificiale”, u shpreh Presidenti i Dhomës Amerikane të Tregtisë, z. Enio Jaço, duke listuar një sërë shërbimesh që janë tashmë jetike për biznesin dhe shoqërinë.

 

 

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #33 - Nëntor 2023

Numri 33 i revistës tonë, i cili me krenari mund të quhet “Revista e Personazheve.” Në këtë numër, jemi fokusuar në trajtimin e personaliteteve të shquara në fusha të ndryshme, brenda dhe jashtë kufijve të vendit tonë.

Dinamika e emigracionit ka bërë që shqiptarët të kontribuojnë në mënyra të ndryshme në vende të shumta të botës, duke ruajtur gjithmonë lidhjen me atdhen. Numri ynë i ri shpalos ngjarjet dhe angazhimet e tyre, duke sjellë në fokus dinamikën e tyre në ekonominë globale.

Në faqet e revistës, do të njiheni me personalitete të rëndësishme si Drita Ivanaj, e cila me fondacionin e saj ndihmon në avancimin e arsimit dhe kulturës. Gjithashtu, do të përfshihemi në misionin e dr. Skënder Myrtezanit dhe anëtarëve të Vatra Queens, New York, për kthimin e eshtrave të At Fan Nolit në Shqipëri.

Marjana Koçeku, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0