Future2Tech, bëhu pjesë e panairit më të madh të teknologjisë në Shqipëri - Business Magazine Albania

Future2Tech, bëhu pjesë e panairit më të madh të teknologjisë në Shqipëri

Vjen në Shqipëri Future2Tech, panairi për Inovacion, Teknologji dhe Edukim. Ai do të mbahet në datat 21-22 Shtator në Pallatin e Kongreseve në Tiranë.

Ky panair synon të shërbejë si një platformë komunikimi për kompanitë që janë të lidhura me teknologjinë në Shqipëri dhe rajon, duke ofruar mundësi të shkëlqyera për t’u ndërlidhur me aktorët kryesorë dhe vendimmarrësit në sektorët e lidhur.

Në panairin Future2Tech pritet të marrin pjesë si ekspozues institucione, shoqata, kompani nga sektorë të ndryshëm, të cilët ndërlidhen nga kryefjala e këtij panairi “teknologjia”.

Industritë që do të gjenden në këtë panair janë: Retail Software, Industria Farmaceutike, Financë, Media, Shëndetësi, Automobilistikë, Inxhinieri, Industria e Modës dhe të tjera.

Profesionistë të teknologjisë, shitjeve dhe marketingut

Zhvillues, Dizajner, Marketerë, Njerëz të medias, Shitës, Financierë, Menaxherë, BI, Analistë, Menaxherët e produkteve, Shkencëtarët e të dhënave.

Institucionet Arsimore, Projekte dhe Iniciativa

Shkolla profesionale, Universitete, Kurse profesionale, Projekte që incentivojnë aftësitë profesionale

Panairi Future2Tech do të zgjasë dy ditë, 21-22 Shtator. Gjatë panairit, krahas zonës së ekspozimit do të ketë edhe zona ku, do të zhvillohen konferenca, workshope, seksione përmbajtësore, boot camping, prezantim produktesh të reja, etj. Pra, gjatë dy ditëve, jo vetëm ekspozim, por dhe shumë aktivitete paralele.

Ky panair organizohet nga Iceberg Exhibitions, organizator panairesh, pjesë e agjensisë Iceberg Communication, prej 1999 dhe nga Albania Tech, si një platformë e dedikuar për aktorët kryesorë të ekosistemit, bashkimin dhe aktivizimin e tyre.

Ky event do të mbështetet nga aktorët kryesorë institucionalë të vendit dhe shumë kompani lider në Shqipëri dhe në rajon, si shtysat kryesore të zhvillimeve teknologjike.

Lexo: 5 hapa për të shkruar një biografi profesionale

Panairi pritet të vizitohet nga mbi 5000 vizitorë të cilët do të gjejnë hapësira të shkëlqyera rrjetëzimi, akses tek mentorët, mundësi për të marrë pjesë në një nga aktivitetet kryesore të panairit që do të zhvillohet në njerën nga ditët e panairit që është Business Talk, me drejtuesit e bizneseve kryesore në vend, pjesëmarrje në seksione informative dhe forume me key note speakers të huaj dhe gjithashtu shumë e rëndësishme, do të kenë mundësinë të shohin inovacione dhe teknologji të reja dhe t’i zbulojnë këto në panair.

Një ndër elementet kryesore të panairit do të jetë arsimi dhe karriera në fushën e teknologjisë. Gjatë ditëve të panairit janë të mirëpritur të rinjtë e apasionuar pas teknologjisë, familjet e tyre të cilët mund të informohen më tepër rreth mundësive që ofron kjo fushë për të ardhmen e fëmijëve. Future2tech synon të shndërrohet në platformën e komunikimit të mundesive që ofron teknologjia për të ardhmen e botës në të cilën jetojmë!

Për më shumë info kliko: Future2Tech

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0