Future Fridays #6 - AI që shet shtëpi, iPhone që paloset dhe 80M$ për Shqipërinë – Çfarë ndodhi këtë javë? - Business Magazine Albania

Future Fridays #6 – AI që shet shtëpi, iPhone që paloset dhe 80M$ për Shqipërinë – Çfarë ndodhi këtë javë?

Në episodin e fundit të “Future Fridays”, në bashkëpunim me Said Duleviç, eksploruam disa nga temat më të nxehta të javës, duke sjellë inovacionin dhe transformimet më të fundit në teknologji dhe ekonomi. Nga një agjent imobiliar me AI që po “trondit” tregun e pasurive të paluajtshme, te lajmi për iPhone-in e parë me ekran të palosshëm dhe investimi i Bankës Botërore për Shqipërinë, ja çfarë duhet të dini!

AI futet fuqishëm në pasuritë e paluajtshme – 100 milionë dollarë shitje në Portugali!

Imagjinoni të mos keni më nevojë për një agjent imobiliar tradicional! Në Portugali, një agjent i pasurive të paluajtshme i bazuar në inteligjencë artificiale ka realizuar 100 milionë dollarë në shitje, duke treguar sesi AI po revolucionon një nga tregjet më tradicionale. Algoritmet e tij mund të analizojnë të dhëna në kohë reale, të sugjerojnë prona të personalizuara dhe madje të mbyllin marrëveshje pa ndërhyrjen e njeriut. A është kjo e ardhmja e tregut imobiliar?
Lexo më shumë

Apple po përgatit surprizën e madhe – iPhone me ekran të palosshëm vjen në 2026?

A jeni gati për një iPhone që paloset ? Apple po punon për një model revolucionar, i cili pritet të kushtojë rreth 2500 dollarë dhe mund të dalë në treg brenda dy viteve të ardhshme. Kjo është një lëvizje që mund të ndryshojë rrënjësisht industrinë e smartfonëve, duke futur Apple në një segment ku deri më tani dominonin markat si Samsung dhe Huawei. Por, a do të justifikojë ky inovacion çmimin e tij të kripur?
Lexo më shumë

Episodi #5 “Future Fridays” – Kafshët “shprehen”, robotët dëgjojnë mendjen dhe TikTok-u që mbyllet në Shqipëri! – Business Magazine Albania

 Shqipëria drejt një epoke të re digjitale – 80 milionë dollarë nga Banka Botërore!

Banka Botërore ka miratuar një financim prej 80 milionë dollarësh për të ndihmuar Shqipërinë në modernizimin digjital të sektorit publik. Ky investim synon të përmirësojë efikasitetin, transparencën dhe aksesin në shërbimet publike, duke sjellë një hap të madh drejt e-qeverisjes. A është ky momenti kur Shqipëria futet realisht në epokën digjitale?
Lexo më shumë

 Këto janë vetëm disa nga temat që diskutuam këtë javë në Future Fridays! A ka ndonjë nga këto lajme që të ka habitur apo entuziazmuar më shumë?

 Për më shumë detaje dhe për të mos humbur asnjë episod të Future Fridays, qëndroni të lidhur me Business Magazine dhe Said Duleviç.

Na ndiqni çdo të premte në orën 17:00 në Instagram, Facebook, Linkedin, TikTok & YouTube për përmbledhjen tuaj javore të inovacionit!

Episodi i plotë

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0