Fushata e NIKE ‘Dream Crazy’ fiton në festivalin e Kanës çmimin 'Creative Effectiveness' - Business Magazine Albania

Fushata e NIKE ‘Dream Crazy’ fiton në festivalin e Kanës çmimin ‘Creative Effectiveness’

NIKE

Fushata e Nike me Colin Kaepernick, ende po merr çmime edhe pas më shumë se dy vjet debutimi. E ashtuquajtura përpjekje ‘Dream Crazy’ nga Wieden + Kennedy Portland fitoi Çmimin e Madh të ‘Creative Effectiveness’ në Cannes Lions Live 2021, për impaktin e madh që pati në publik.

Sipas studimit, fushata polarizuese ndihmoi në rritjen e shitjeve 31% dhe gjenerimin e vlerës së markës me 6 miliardë dollarë, ndërsa çmimi i aksioneve të Nike u rrit.

Pse ka rëndësi?

Nga kjo fushatë pritej të tregohej se si duket të jesh i guximshëm, të zgjedhësh një anë në betejën shumë reale dhe të ashpër për barazinë racore në SHBA dhe pikërisht ky qëllim i markës u kuptua mjaft mirë në çdo bisedë që bëhej. Ju nuk mund t’i kënaqni të gjithë, por Nike e kuptoi në anën e kujt të qëndronte – atë të atletëve të saj dhe klientëve të rinj, të ndryshëm.

Detajet

  • Fushata, e cila nisi në vitin 2019 mes një atmosfere të ndezur politike, pa që gjiganti i veshjeve sportive gjeti një këndvështrim të ri për vetë-sigurimin e motos së tij ‘Just Do It’ për 30 vjetorin e linjës.
  • Kjo u shpreh dhe u përball nga lojtari i futbollit amerikan Colin Kaepernick, i cili arriti famën ndërkombëtare pas protestës së tij ndaj brutalitetit të policisë që ndikoi në simbolikën e lëvizjes moderne për barazinë racore.
  • Fushata filloi me një tweet nga Kaepernick, përpara se Nike të lançonte një spot dy-minutësh gjatë hapjes së sezonit të NFL, duke inkurajuar një brez të ri atletësh që të ‘ëndërronin çmendurisht’ duke manifestur faktin që shumë atletë pavarësisht pamundësive të tyre fizike kishin bërë ndryshimin me dedikimin dhe punën e madhe në sportet e tyre.

Mund të ndiqni videon më poshtë:

Lexoni gjithashtu: Nike i nxit njerëzit kundër racizmit në reklamën e re

/warc

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0