Fuqizo idenë tënde dhe fito! - Business Magazine Albania

Fuqizo idenë tënde dhe fito!

Women Startup Competition

Apliko në programin e inkubimit dhe merr pjesë automatikisht në konkursin e Women Startup Competition!

Ke një ide biznesi? Do të zhvillosh një inovacion në një proces pune, apo në një biznes? Je e mirëpritur në programin e inkubimit dhe facilitimit të dedikuar për gratë dhe vajzat.

Apliko për t’u takuar dhe mentoruar me një ekip ekspertësh që po presin me padurim të njohin dhe të asistojnë në idenë tënde të biznesit. Ekspertë vendas dhe të huaj, me përvojë në fusha të ndryshme të teknologjisë, startupeve, inkubatorëve, komunikimit, strategjisë, do t’ju mbështesin në një rrugëtim një mujor inkubimi.

I gjithë ky rrugëtim do të finalizohet me kompeticionin që zhvillohet për herë të parë në Shqipëri “Women Startup Competitition”. 10 finalistët do të mund të prezantojnë idenë e tyre në këtë kompeticion para një jurie të përzgjedhur me 5 nëntor.

Eventi finalizohet me fitues që kanë mundësi të marrë pjesë në konkurset ndërkombëtare të Women Startup Competition.

Lexo: Njihuni me Alisa Dudaj, stilisten shqiptare, fituese e çmimit të parë të Muza Competition, mes 350 konkurentëve nga të gjitha trojet shqipfolëse dhe diaspora

Inkubatori, i cili finalizohet me konkursin e ideve më të mira, është fuqizuar dhe mbështetur nga programi i parë i mbështetjes së inkukubatorëve dhe startupeve nga Ministria për Mbështetjen e Sipërmarrjes.

Apliko!

Mos hezito të bëhesh pjesë e këtij komuniteti dhe Beso në idenë tënde. Mentorët besojnë te ju!

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0