Fuqia e Besimeve - Efekti PLACEBO - Business Magazine Albania

Fuqia e Besimeve – Efekti PLACEBO

Efekti PLACEBO

/Shkruar nga Anila Bashllari

Në shkrimin e kaluar fola mbi besimet dhe çfarë ndikimi kanë ato në jetën tonë. Në këtë artikull do flas për efektin PLACEBO që ka të bëjë pikërisht me fuqinë e besimeve. Por përpara se ta shpjegoj se çfarë nënkuptoj po ndaj me ju një histori domethënëse në lidhje me efektin e PLACEBOs.

Lexoni: Fuqia e besimeve

Në vitin 1957 Bruno Klopfer, psikolog pranë universitetit UCLA, shkroi një artikull i cili bëri shumë bujë në atë periudhë. Ai flet mbi një pacient të cilin e quajti “z. Wright” duke nënvizuar faktin që ai vuante nga një gjendje e avancuar kanceroze e gjendrave limfatike. Trupi i tij nuk po reagonte ndaj mjekimeve konvencionale, por edhe pse mjekët i kishin hequr shpresat për ndonjë shërim të mundshëm, z. Wright ende nuk i kishte humbur, veçanërisht kur mori vesh që spitali ku ishte shtruar ishte pjesë e një programi kërkimesh të një medikamenti të quajtur Krebiozen. Pas shumë lutjesh, edhe pse nuk ishte pjesë e grupit eksperimental, Wright mori dozën e Krebiozen dhe pas 2 ditësh vërtitej nëpër spital duke qeshur dhe bërë shaka me personelin mjekësor sikur të ishte një person tjetër. Mjeku që e ndiqte, Dr. West konstatoi një zvogëlim të ndjeshëm të tumoreve, rreth 50% dhe mjekët vendosën që pas 10 ditësh ta nxjerrin nga spitali si të shëruar.

Kaluan 2 muaj dhe z. Wright lexoi në media që eksperimenti me Krebiozen nuk kishte dhënë rezultatet e dëshiruara. U ndje i shokuar nga lajmi dhe pas pak tumoret tashmë të zvogëluara ndjeshëm filluan të rriten. Kontaktoi menjëherë mjekun West, i cili e dinte që sëmundja e z. Wright ishte terminale dhe rezultatet ishin nën efektin PLACEBO dhe duke menduar që pacienti terminal nuk do të humbiste asgjë vijoi duke i shpjeguar atij që kërkimet kishin nxjerrë të dhëna të reja të përmirësimit të Krebiozen dhe sapo të ishte gati do të kishte mundësi ta bënte si injeksion.

Wright ishte i gatshëm të bënte dozën e dytë dhe pas saj u ndie përsëri shumë mirë, duke besuar tërësisht në efektin e medikamentit. Por injeksioni i dytë nuk kishte medikamentin, por ishte një injeksion me ujë të distiluar.

Përsëri pas injeksionit, tumoret u zvogëluan ndjeshëm, ai u kthye në shtëpi dhe ndihej shumë mirë për gati 2 muaj, pa tumore në trupin e tij.

Në atë kohë kur z. Wright po ndihej shumë mirë, Shoqata Amarikane e Mjekësisë nxorri njoftimin se Krebiozen kishte rezultuar pa efekt tek pacientët dhe ishte thjesht një përbërje aminoacidesh. Sapo e dëgjoi njoftimin z. Wright u dorëzua duke kuptuar që Krebiozen nuk bënte efekt, dhe 2 ditë më pas u largua nga jeta.

A ishte ky një rast ku mjekët duhet të reflektonin mbi një fakt të rëndësishëm që besimet dhe qëndrimi ka një ndikim të jashtëzakonshëm në shëndet?

Janë bërë shumë studime nga klinika Mayo, Universiteti Yale, Universiteti Duke apo Shoqata Amerikane e Zemrës (duke përmendur vetëm disa prej tyre), të cilat po konfirmojnë se besimet e duhura dhe një qëndrim pozitiv mund të ndihmojë pacientët t’ia dalin më mirë me sëmundjet e tyre. Dhe mbi të gjitha se si mendësia jonë – nëse gjeneron pozitivitet, gëzim dhe optimizëm apo negativitet dhe pesimizëm ndikon drejtpërdrejtë në shëndetin, jetëgjatësinë dhe cilësinë e jetës.

Mendoj qe ka ardhur momenti të mendojmë seriozisht mbi këtë fakt dhe cfarë ndryshimesh duhet të bëjmë në mënyrën se si mendojmë, besimet që kemi, zakonet e përditshme dhe nëse na shërbejnë apo jo!!!

Dhe pyetja klasike nëse mjekët duhet t’i thonë të vërtetën pacientit pa bërë një vlerësim të plotë mbi fuqinë autosugjestive të tij/saj???

Është një pyetje që ngacmon shumë debate dhe do isha e interesuar për këndvështrimin tuaj nga eksperiencat personale apo të të afërmve dhe miqve tuaj.

Studime të tjera po tregojnë se si besimet dhe perceptimet kanë një ndikim të lartë në performancë mendore gjatë provimeve. Shumë studime po vërtetojnë çdo ditë e më shumë fuqinë e besimeve dhe perceptimeve në aspekte të ndryshme të jetës. Dhe ketu i referohem efektit të PLACEBO-s[1] dhe NOCEBO-s[2]

A mund të bëhemi ne PLACEBO e vetes sonë?

Mendoj që po… Ajo që ne mendojmë dhe besojmë do të manifestohet si realitet duke krijuar kështu eksperiencat tona. Brenda trupit tonë ne kemi “FARMACINË” me medikamente shëruese apo toksike. Varet se si i orientojmë mendimet, besimet[3] dhe perceptimet tona.

Po e mbyll me shprehjen e Tomas Edison i cili thotë: “Mjeku i së ardhmes nuk do të jetë ai që jep medikamente, por që ndërgjegjëson pacientët për të marrë mbi vete përgjegjësinë e shëndetit të tyre” Dhe këtu do të shtoja jo vetëm të shëndetit fizik, por edhe mental, emocional dhe shpirtëror.

[1] PLACEBO – kur ti beson që diçka funksionon

[2] NOCEBO – kur ti beson që diçka nuk funksionon

[3] Besime – mendime të përsëritura në mënyrë të vazhdueshme që krijohen gjatë viteve, apo nga ngjarje të forta emocionale.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0