Fundi i punës 9 me 5? Parashikimi i Reid Hoffman që tronditi botë... - Business Magazine Albania

Fundi i punës 9 me 5? Parashikimi i Reid Hoffman që tronditi botën e punës

Një video virale e ka futur në debat gjithë botën e punës, Reid Hoffman, bashkëthemeluesi i LinkedIn, parashikon se puna tradicionale nga ora 9 deri në 5 do të jetë vetëm një kujtim i së kaluarës deri në vitin 2034. Dhe jo, nuk është vetëm një hamendësim. Hoffmani, i njohur për parashikime që janë realizuar më herët, për rrjetet sociale, Airbnb-në dhe fuqinë e inteligjencës artificiale, mendon se përplasja mes AI-së dhe ekonomisë së koncerteve (gig economy) do të transformojë rrënjësisht çdo profesion.

Lexo gjithashtu: “Life is Good”, si dy vëllezër dhe 78 dollarë krijuan një markë botërore që përçon pozitivitet

“Mund të mos punoni më si punonjës i zakonshëm,” – thotë ai. “Mund të keni dy apo tre punë të ndryshme, të gjitha pjesë e ekonomisë së lirë.”

Çfarë do të thotë kjo në praktikë? Më shumë fleksibilitet, por edhe më pak siguri. Kufiri mes jetës personale dhe punës do të fshihet edhe më shumë. Kjo liri e re është ëndrra e shumëkujt, por edhe ankthi i të tjerëve.

Një revolucion që po vjen, dhe nuk pret askënd

Neal Taparia, sipërmarrës dhe investitor, është ndër ata që i japin besim të plotë vizionit të Hoffmanit. Ai shkroi në rrjetin X se “duhet ta dëgjojmë këtë parashikim,” duke kujtuar sesi Hoffman parashikoi në 1997 ngjitjen e rrjeteve sociale, dhe ishte ndër investitorët e parë në Airbnb, kohë kur askush nuk mendonte se do të flinim në shtëpitë e të panjohurve.

Sot, ai po paralajmëron, e njëjta ndodhi do të ndodhë me modelin 9-me-5.

Lexo gjithashtu: Pse Mark Zuckerberg mund të detyrohet të shesë Instagram dhe WhatsApp?!

Por jo të gjithë janë dakord

Jay Zagorsky, profesor në Universitetin e Bostonit, ka një këndvështrim më realist. Ai mendon se puna me orar fiks nuk do të zhduket plotësisht, thjesht do të bashkëjetojë me forma më fleksibël. “Kontrollorët e trafikut ajror, pastruesit, punonjësit e turnit, këto punë nuk zhduken lehtë,” thotë ai. Dhe ka të drejtë, jo çdo profesion mund të përkthehet në një “gig”.

Çfarë do të thotë kjo për të ardhmen?

E thjeshtë,adaptim. Në vend që të luftojmë teknologjinë, duhet të mësojmë ta përdorim atë. Inteligjenca artificiale nuk është armiku ynë, por një bashkëpunëtor i ri, që kërkon trajnim të ri.

Nëse më parë shkollimi ishte një fazë e jetës, tani është një proces i vazhdueshëm. Profesionet do të ndryshojnë. Aftësitë që vlejnë sot, mund të mos kenë asnjë vlerë nesër. Por në këtë kaos, lind edhe mundësia për profesionistë të rinj, më të lirë dhe më krijues se kurrë më parë.

E ardhmja nuk do të presë. A jeni gati të jeni punëmarrësi i ri i epokës së inteligjencës artificiale, që punon nga kudo dhe për këdo?

Yahoo Finance

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0