Fundi i një epoke/ Apple mbyll linjën e prodhimit të Ipod - Business Magazine Albania

Fundi i një epoke/ Apple mbyll linjën e prodhimit të Ipod

iPod-i i Apple, një pajisje inovatore që përmbysi industrinë e muzikës dhe elektronikës më shumë se dy dekada më parë, nuk ekziston më. Kompania njoftoi se do të ndërpresë prodhimin e iPod Touch, një linjë produkti që doli për herë të parë në shitje në tetor 2001. Modeli me ekran me prekje, i cili u lançua në vitin 2007, do të qëndrojë në shitje derisa të mbarojnë furnizimet.

Apple lëshoi ​​dhjetëra versione të iPod gjatë viteve, por produkti u venit gradualisht nga pajisjet e tjera, veçanërisht iPhone. Kjo bëri që kompania të fillonte heqjen graduale të modeleve në 2014. Në atë kohë, kompania ndaloi së prodhuari iPod klasik, një version me një rrotë klikimi dhe ekran të vogël që ishte më i ngjashëm me versionin origjinal. Në vitin 2017, Apple ndaloi së prodhuari edhe paisjet më të vogla të linjës, iPod Nano dhe iPod Shuffle.

Lexo edhe: Apple fitoi miliarda duke hequr karikuesin dhe kufjet nga kutitë e iPhone

iPod Touch – i njohur si një alternativë më e lirë e iPhone – u mbajt për disa vite të tjera. Pajisja u përditësua për herë të fundit në vitin 2019 dhe kushtoi 199 dollarë. Krahasoni atë me iPhone-in më të lirë në portofolin e Apple: SE, i cili kushton 429 dollarë.

Por me kaq shumë mënyra të tjera për të marrë muzikë, Apple nuk e sheh më produktin si të nevojshëm.

“Ne kemi integruar një përvojë të jashtëzakonshme muzikore në të gjitha produktet tona, nga iPhone te Apple Watch tek HomePod mini dhe në Mac, iPad dhe Apple TV,” tha Greg Joswiak, nënkryetari i lartë i Apple për marketingun në mbarë botën.

I prezantuar nga Steve Jobs, iPod-i u vlerësua se ndihmoi për ta kthyer Apple nga një kompani pothuajse të falimentuar në një gjigant prej 3 trilionë dollarësh. iPod vendosi skenën për zhvillimin e iPhone, iPad dhe AirPods – produkte që tani përbëjnë pjesën më të madhe të të ardhurave të Apple.

Bloomberg 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0