Fundi i "epokës së mesatares", ja se çfarë duhet të mësohet në shkolla

Fundi i “epokës së mesatares”, ja se çfarë duhet të mësohet në shkolla


Nuk mund të isha më shumë dakord se kaq me shprehjen e Profesor Todd Rose, autori i librit të ri “Fundi i Mesatares” (The End of Average), që përdor zbulime shkencore dhe matematike për të treguar se thjesht nuk është e mundur për të ndërtuar konkluzione konkrete rreth qënieve njerëzore duke përdorur mesatare statistikore. 

“E kam thënë kohë pas kohe: nuk ekzsiton koncepti i mesatares, dhe nëse vazhdojmë të gjykojmë veten tona nga aftësia për t’u përshtatur, nuk kemi për t’u dalluar kurrë. Ashtu siç shpjegon profesor Rose, mesatarja nuk ekziston. “Është fakt matematikor, me implikime të panumërta në jetën praktike.”

“Fundi i Mesatares” përdor shembullin nga forcat ajrore amerikane për të ilustruar këtë gjë. Sipas hetimeve të shkaqeve sepse pilotët hiqnin vështirësi në kontrollin e aeroplanëve të tyre në vitet 1950, Forcat Ajrore Amerikane zbuluan se ajo nuk kishte të bënte fare me gabimet e pilotëve, por me faktin se si ishin dizenjuar kabinat e pilotëve, për t’iu përshtatur më së miri pilotit “mesatar” të 1920-s. Forcat Ajrore matën 4,000 pilotë në 10 dimensionet e masës, duke supozuar se shumica e tyre do të ishin brenda mesatares për pjesën më të madhe të dimensioneve, dhe shumë prej tyre do t’u shkonte masa 10. Zero pilotë i përshtateshin profilit mesatar të kësaj madhësie. “Duke dizenjuar kabinën për një pilot mesatar, ata po ndërtonin aviona për askënd,” thotë Rose. Forcat Ajrore u përgjigjën duke përshtatur një dizajn që ishte i regullueshëm, që çoi në shpikjen e ndenjësve të axhustueshme, një inovacion që në ditët e sotme nuk e mendojmë pasi e kemi gati.

Koncepti i “mesatares” ka dështuar në shumë aspekte të ndryshme të jetës, dështim më i dallueshëm ky në institucionet tona arsimore. Nuk mund ta mbitheksoj më tepër se kaq faktin se sa i padobishëm kam qenë në shkollë. Unë nuk përshtatesha, dhe nuk mësohesha dot, dhe kisha përshtypjen se isha dembel dhe i padobishëm në shkollë. Duke mos parë ndonjë të mirë nga ky lloj edukimi, e lashë shkollën në moshën 16-vjeçare. Por ndodhi diçka: të nisja jetën si një sipërmarrës, nuk më ‘shtrëngonte’ të fokusohesha në lëndë, për të cilat nuk kisha interes, e ktheva vëmendjen te gjërat të cilat më dukeshin të rëndësishme dhe për të cilat kisha pasion. Truri im u hap, kështu edhe bota ime.

“Tirania e mesatares do të thotë se e lejojmë veten të stereotipizohemi, duke u përpjekur të përshtatemi me idetë e dikujt tjetër për atë që duhet të jemi,” thotë Rose. “Kur rreshtim krahasimin e vetëve tona me një ‘mesatare’ non-ekzistente, portat tona hapen.”

Sot, jam i aftë të arrij te kthjelltësia nëpërmjet eksperiencës, edhe nëse bëhet fjalë për ndryshimin e trendeve të naftës ose luftës së dështuar me drogat, gjë të cilën të tjerët nuk mund ta arrijnë. Kur mendoj rreth saj, nuk mund ta besoj se jam mësuar në një mënyrë kaq konformiste; dhe është shqetësues fakti se kjo mbetet status-quo e ditëve të sotme.

Ne kemi nevojë të shikojmë një ekuivalent që përshtatet me arsimimin. Duke e bazuar sistemin mbi një “nxënie mesatare” dështojmë të kuptojmë dhe të ushqejmë talentet. Ashtu siç ka thënë edhe Albert Einstein: “Çdo njeri është gjeni. Por nëse e gjykoni një peshk nga aftësia e tij për të ngjitur një pemë, do të kalojë gjithë jetën e tij duke menduar se është budalla.”

Reputacioni i shkollës sime tregoi një histori të trishtueshme. Sikur t’i kisha kushtuar shumë vëmendje, nuk do të përpiqesha kurrë të arrija ose të kisha sukses. Dhe unë nuk jam vetëm: JK Rowling, Oprah Winfrey, Steven Spielberg dhe shumë të tjerë konsiderohen si mendjet më të mëdha të botës dhe për sukseset e tyre u atribuohen vetes. Është koha që t’i japim fund ‘epokës së mesatares’. Pse duhet të mundohemi për t’u përshtatur, kur jemi lindur për të qenë të dallueshëm?

Çfarë mendoni ju për konceptin e ‘mesatares’? A mendoni se ka një vend në të ardhmen e arsimimit?

 

/Richard Branson, CEO i Virgin, marrë nga blogu i Virgin.com.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0