Fujitsu transformon letren ne touchscreen (Video) - Business Magazine Albania

Fujitsu transformon letren ne touchscreen (Video)


Fujitsu ka zhvilluar nje teknologji speciale per te transformuar cdo siperfaqe dhe objekt ne nje lloj ekrani me prekje apo sic quhet ndryshe touchscreen, duke perfshire edhe letrat.

Sic duket dhe ne video, kjo risi e vecante hitech bazohet para se gjithash ne nje sistem te avancuar tre-dimensional qe gjurmon cfare i vendoset para, apo me mire gjurmon ate qe i vihet nen syrin e sensoreve.

Pozicionohen objektet poshte me duar dhe me pas manipulohet gjithcka njesoj si te jete nje ekran me prekje. Media Service System Lab i Fujitsu keshtu ka prezantuar pajisjen e re te gjurmimit qe funksionon padyshim ne menyre te dyanshme, sepse nga njera ane vezhgon se si veprojne duart dhe nga ana tjeter ofron nje pergjigje te menjehershme duke projektuar mbi vete objektin ne ekrane me prekje. Mbase duke pare videon do ta keni me te qarte proceduren inovative te Fujitsu.

Imagjinoni qe kjo pajisje do te vleje shume pak ne krahasim me vleren qe duhet te kete. Ashtu sic tregon dhe pergjegjesi Taichi Murase, “Sistemi nuk perdor asnje hardware te vecante duke pare se konsiston vetem me nje webcam qe mund te gjendet lehtesisht ne treg, nje projektor standart dhe komponentet e zakonshem.

Zemra e pajisjes eshte chipi qe proceson imazhet”. Por cfare perspektivash hap kjo teknologji e re? Mund te hapen faqe gazetash, pershembull, nese doni te ruani imazhe dhe pamje te verteta apo nese doni te lexoni nje tekst dhe ta modifikoni gjate fluturimit.

Teknologjia punon edhe ne siperfaqe te pabarabarta apo jo te drejta dhe te sheshta. Kjo teknologji duhet te rezultoje si produkt komercial brenda vitit 2014. Ne te vertete po punohet prej kohesh ne transformimin e objekteve ne touchscreen apo controller.

Ekziston edhe Disney Touch qe mund te perdore dhe ujin si ekran me prekje, por edhe Makey Makey qe na shtyn nepermjet objekteve te ndryshme te kontrollojme nje pajisje. Madje dhe nepermjet bananeve.

 

 

http://infoalbania.org/video/video-lifestyle/56133-fujitsu-transformon-letren-ne-touchscreen.html

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0