Frazat që njerëzit e mençur nuk i thonë kurrë

Frazat që njerëzit e mençur nuk i thonë kurrë


Të justifikosh një vendim të keq ose t’i japësh arsye zgjedhjes së keqe që do të bësh, mund të të bëjë të ndihesh mirë për momentin, por në periudhën afatgjatë justifikimi i vendimeve të këqija të dobëson mendërisht.

Çdokush e anashkalon riskun, i jepet kënaqësisë së momentit ose sillet impulsivisht. Por për t’u forcuar duhet të dish gabimet e tua kështu që mund të ndryshosh sjelljen tënde përpara.

Ja 4 fraza që njerëzit e fortë mendërisht nuk i përdorin për të justifikuar sjelljen e tyre:

“Më mirë kërkoj falje se sa leje”
Është tunduese të adoptosh këtë lloj mentaliteti. Por nëse beson se po i bën gjërat siç duhet, pse duhet të kërkosh falje? Kjo frazë thuhet zakonisht kur njerëzit frikësohen që të përballen drejtëpërdrejtë me dikë. Është zakonisht një mënyrë pasive dhe agresive për të shmangur konfrontimet. Nëse beson vërtet te vendimi yt, ec përpara me konfidencë. Nëse nuk je i sigurtë për atë që po bën, fol me palën që ke një çështje pezull. Refuzo të kërkosh falje në një mënyrë të shtirur një ditë tjetër.

“Veç një herë jetohet”
Në momentet e rreziqeve ekstreme, kjo frazë është zakonisht gjëja e fundit që dikush thotë. Është gjithashtu një mënyrë për të justifikuar privilegjin dhe kënaqësinë e menjëhershme. Edhe pse mund të jetë e vërtetë që jeton vetëm njëherë, a do të doje të jetoje një jetë të plotë dhe të “pasur”? Kjo kërkon një balancë delikate midis risqeve afatshkurtra dhe shpërblimeve afatgjata.

Lexo: 7 thënie të rëndësishme motivimi

“Nuk më intereson se çfarë mendojnë të tjerët”
Edhe pse njerëzit e fortë mendërisht nuk përpiqen të kënaqin këdo, kjo nuk do të thotë se atyre nuk u intereson se çfarë mendojnë të tjerët. Në fakt, një moskokëçarje totale për ndjenjat e të tjerëve mund të jetë shenja të një psikopati. E vërteta është se ti duhet të interesohesh se çfarë thonë disa njerëz. Ndërsa nuk ke nevojë të bësh një studim për të parë se cilët bien dakord me zgjedhjet e tua, është e rëndësishme që të tregosh kujdes për njerëzit e tjerë. Ji i aftë të ulësh poshtë “muret e tua mbrojtëse” dhe dëgjo së çfarë kanë të tjerët për të thënë. Të gjithë kanë defekte në sjellje kur vjen fjala për sjelljen e tyre dhe të dëgjosh dikë tjetër rreth zgjedhjeve të tua mund të të ndihmojë për t’i parë gjërat në një këndvështrim të ri.

“Unë meritoj të jem i lumtur”
Racionalizimi i zgjedhjeve të tua duke i thënë vetes së meriton të jesh i lumtur nuk do të thotë që do të të bëjë të lumtur në periudhën afatgjatë. Pa diskutim që meriton të drejtën të ndjekësh një jetesë të lumtur dhe të shëndetshme, por mos lër që nevoja për kënaqësinë e momentit të sabotojë përpjekjet afatgjata. Nëse ndjen nevojën për t’u treguar njerëzve se meriton më shumë lumturi në jetën tënde, mbase është është momenti për të ekzaminuar zgjedhjet që po bën. Jetesa sipas vlerave të tua, gjë e cila është çelësi për të qenë mendërisht i fortë, zakonisht kërkon që ti të heqësh dorë nga kënaqësia e momentit, kështuqë mund të arrish objektivat afatgjatë.

Inc

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0