Frank Gruber, bashkëthemeluesi dhe CEO i Tech.Co është spikeri i ri i Spark.me - Business Magazine Albania

Frank Gruber, bashkëthemeluesi dhe CEO i Tech.Co është spikeri i ri i Spark.me


Skuadra organizatore e Spark.me, një nga konferencat më të mëdha të marketingut/internetit në Europën Juglindore e cila do të mbahet më 28-29 Maj në Budva të Malit të Zi, sapo ka konfirmuar një spiker të ri në Spark.me- Frank Gruber, bashkëthemelues dhe CEO i Tech.Co, gazetar i medias së re, dhe investitor ëngjëll.

Frank bashkëthemeloi Tech.Co (më parë Tech Cocktail) në 2006-n, që është kthyer në një nyje e rëndësishme për klasa kreative, duke iu ofruar startupeve të teknologjisë lajme, ngjarje dhe burime të fokusuara. Frank ka qenë i nominuar “Sipërmarrësi i Vitit në Nevada” për 2013-n, i nderuar si “Titani i Teknologjisë së Washingtonit” në Washington, DC në 2009-n, 2011-n, dhe 2013-n dhe i emëruar nga Forbes si një nga njerëzit me lidhjet më të shumta në fushën e teknologjisë. Ai është autor i “Startup Mixology: Tech Cocktail’s Guide To Building, Growing and Celebrating Startup Success” (“Miksologjia e Startupeve: Guida e Tech Cocktail për Ndërtimin, Rritjen dhe Celebrimin e Suksesit të Startupeve”) publikuar nga Wiley.

Frank Gruber-Photo1-businessmag

Frank ka krijuar dhe lançuar produkte për masat në AOL, Tribune dhe Classified Venture së bashku me përpjekjet nga startupet si Thankfulfor, Splog Reporter dhe shumë të tjerë. Si një gazetar punët e tij kanë qenë pjesë e publikimeve kryesore të Tech.Co, TechCrunch, Fortune, The Huffington Post etj. Frank është një këshillues për shumë startupe përfshirë TurboAppeal, Zuldi dhe Umba.

Aktualisht po zhvillohen gjithashtu proçedurat e thirrjes për Startup Competition Spark.me. Skuadra fituese do të ketë një mundësi unike për të prezantuar projektin e tyre te investitorët dhe mediat lidera në TechCrunch Disrupt San Francisco 2016 Startup Alley, më 12-14 Shtator, 2016.

Në mënyrë që të marrin pjesë, të githa skuadrat e interesuara duhet të përmbushin formularin e aplikimit në http://spark.me/2016/startups/, pas të cilit do t’i nënshtrohen raundit të parazgjedhjes. Afati i fundit i dorëzimit të formularit online është 4 Maj, 2016, 23:59:59 UTC. 10 skuadrat më të mira të startupeve që kalojnë raundin e parazgjedhjes do të shpallen të Hënën, 11 Maj, 2016, në ëebsite-in zyrtar të konferencës, www.spark.me, dhe do të ftohen të prezantojnë startupet e tyre para një jurie ndërkombëtare në konferencën Spark.me.

Frank Gruber-Photo-businessmag

Spark.me sjell histori nga zgjidhjet më inovative taknologjia, modele inovative biznesi, strategji të angazhimit me markën, iniciativa që po ndryshojnë botën, bën bashkë lidera, marketerë të biznesit, teknologjisë, inovacionit, startupe dhe entuziastë të teknologjisë.

Biletat e Spark.me janë të disponueshme në website-in zyrtar të konferencës në www.spark.me. Çmimi i plotë i biletës është 250€. Megjithatë, të gjithë palët e interesuara mund të përfitojnë nga norma e reduktuar dhe të përfitojnë një biletë për vetëm 150€, ose 70€ në rast të biletave të studentit, deri më 11 Prill. Biletat mund të transferohen më pas te një person tjetër (“emri ndryshon”), por shuma nuk ripaguhet. Biletat e studentëve janë të disponueshme për personat që janë ende në vitet e studimit, të sapodiplomuarit dhe studentët e PhD deri në 27 vjeç, dhe për ata që do të diplomohen deri në janar 2016.

Spark.me është një nga konferencat më të rëndësishme të Internetit dhe Marketingut që mbahen në Europën Juglindore. Kjo konferencë do të mbahet në datat 28-29 Maj 2016, në Hotel Mediteran, Budva, Mal i Zi. Ky event është zhvilluar çdo vit që nga viti 2013, nga Domain.ME, një kompani private që merret me mbarëvajtjen e domain-it kombëtar malazez-.ME. Spark.me sjell historitë më të reja teknologjike, modele biznesi inovative, strategji për rritjen e kompanive teknologjike dhe liderë në botën e biznesit, sipermarrjes, teknologjisë dhe startup-eve.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0