Franca urdhëron punën nga shtëpia

Franca

Franca urdhëroi bizneset dhe administratën të punojnë nga shtëpia, përveç atyre që e kanë të pamundur teknisht.

Vendimin e komunikoi, ministrja e punës Elisabeth Borne.

Qeveria franceze ka vendosur karantinë kombëtare deri më 1 dhjetor. Në Francë janë mbyllur baret dhe restorantet, përveç shkollave dhe kopshteve.

Lexoni: OBSH mbledhje urgjente në Evropë: Izolimet kombëtare, mundësia e fundit

Presidenti Macron njoftoi se karantina do të jetë në fuqi derisa numrat e të infektuarve të bien nga 40 mijë në 5 mijë.

 

Must watch
Business Mag Nr. #24 - Tetor 2020

Numri 24 i revistës Businessmag.al sjell një panoramë të zhvillimeve, përshtatjeve dhe ecurisë në sektorë të ndryshëm të ekonomisë. Në të njëjtën kohë, shohim zhvillime relativisht të kënaqshme.  Organizime të reja si Dhoma Ekonomike e Gruas, duket si një shpresë për më shumë zë, lobim dhe mbështetje për gratë sipërmarrëse dhe sipërmarrjet e reja.

Gjatë kësaj periudhe angazhime si programi “Ringrihu më i fortë”, ishin një lloj kundërpërgjigje ndaj dëmeve ekonomike që po shkakton pandemia.

Influencerat vijojnë të rrisin hapësirat e tyre dhe janë bërë një instrument i rëndësishëm marketimi. Në brendësi të revistës do të gjeni renditjen e top 100 influencerave më të mëdhenj në vend.

Gjatë kësaj vere ndërkohë, vetë Businessmag pati një fushatë të suksesshme të promovimit të turizmit shqiptar. Qindra të rinj u angazhuan të dërgojnë foto dhe përshkrimet e vendeve të ndryshme të Shqipërisë.

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale