Forumi i Politikës për Emigracionin: Nga Sfida Europiane te Bashkëpunimi Katalitik Multilateral - Business Magazine Albania

Forumi i Politikës për Emigracionin: Nga Sfida Europiane te Bashkëpunimi Katalitik Multilateral


Tiranë – Qendra e Ekselencës e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës së Shqipërisë organizoi forumin e politikave të emigracionit me një panel diskutimi në janar. Pjesë e panelit të diskutimit ishte dhe Srđan Cvijic, analist i lartë politik i Institutit të Shoqërisë së Hapur të Politikave Europiane në marrëdhëniet e jashtme të BE-së dhe anëtar i Ballkanit në Grupin e Politikave Këshilluese të Europës, Dimitris Skleparis, bashkëpunëtor hulumtues në Universitetin e Glasgow dhe Fondacionin Helenik për Politikat Europiane dhe të Jashtme (ELIAMEP) dhe Erka Çaro, studiuese dhe ligjëruese në Departamentin e Shkencave Sociale dhe Filozofike në Universitetin Jyväskylä, Finlandë dhe në Universitetin e Tiranës, Shqipëri.

Forumi i parë i politikave u përqëndrua në nevojën për të siguruar një qasje koherente, të koordinuar dhe të plotë të fenomenit të lëvizjes masive këto dy vitet të fundit nga Lindja e Mesme dhe vendet e Afrikës Veriore drejt kontinentit europian. Paneli i Diskutimit u përqendrua në instrumentet që Bashkimi Europian ka miratuar në mënyrë që të merret me këto flukse, me shqetësimet e vendeve nga ana e rrugës së emigrimit dhe potencialet ekzistuese të konvertimit të kësaj sfide të përbashkët së bashku në një katalizator për bashkëpunim të të gjitha-palëve. Në mënyrë të veçantë, paneli u përqëndrua në dy dimensionet e krizës së emigrimit, përkatësisht:

1- Përgjigje të përgjithshme ndaj krizës së refugjatëve – BE-ja nuk ka arritur të japë një përgjigje të përgjithshme ndaj krizës së refugjatëve, duke dështuar kështu në përmbushjen e  detyrimeve ndërkombëtare në statusin e refugjatit. Për më tepër, krijimi i “rrugës së Ballkanit Perëndimor”, si një rrugë tranzit drejt disa destinacioneve të BE-së, është pasojë e keqmenaxhimit të krizës.

2- Ballkani Perëndimor, si kujdestar i mundshëm i kufijve të jashtme të Bashkimit Europian – Anëtarët e panelit njëzëri u pajtuan se vendet e Ballkanit Perëndimor nuk janë dhe as nuk mund të jenë kujdestarët e kufijve jugore të BE-së. Brenda kontekstit të një marrëveshjeje të brishtë mes BE-Turqi, vendet e Ballkanit Perëndimor nuk mund të përballojnë të kthehen në një zonë goditjeje, si për kapacitetet e tyre të kufizuara dhe stabilitetin e sigurinë e rajonit.

Për më tepë ju mund ta shikoni publikimin e plotë Këtu.

Çfarë është “Policy Forum”?

“Policy Forum” shërben si një seri me tema shoqëruese të aktiviteteve në kuadër të “Iniciativës së Tiranës” – një platformë dialogu vjetore e nivelit të lartë e nisur në korrik të vitit 2016 nga Ministri Bushati. Qëllimi i forumit është përmirësimi i politikave mes dialogut dhe bashkëpunimit të multi-palëve të interesuara, duke zgjidhur potencialin dhe kontributin e tyre në përcaktimin e procesit të krijimit të politikave në Shqipëri. Forumi i Politikave është strukturuar si ngjarje dymujore publike, e cila targeton dhe sjell së bashku ekspertë, studiues, këshilltarët e politikave, të opinionit dhe vendimmarrësit për të diskutuar për çështje të rëndësishme të politikës së jashtme dhe implikimet e lidhura në nivel kombëtar dhe rajonal. Formati parashikon pjesëmarrjen e tre panelistëve që vijnë përkatësisht nga Shqipëria, rajoni i Ballkanit Perëndimor dhe BE-ja, të cilët diskutojnë dhe nxjerrin rekomandime të qarta, konçize dhe të realizueshme për politikëbërësit në dritën e fushës së tyre të ekspertizës.

burimi: europeanwesternbalkans.com

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0