Ford hedh në gjyq John Cena sepse ai shiti makinën e tij të sapo blerë

Ford hedh në gjyq John Cena, sepse ai shiti makinën e tij të sapo blerë


Ford ka hedhur në gjyq 40 vjeçarin, sepse ai shiti makinën e tij Ford GT të sapo blerë. Ashtu siç raporton edhe TMZ, nga blerja dhe shitja e shpejtë e makinës e cila kushton mbi $450.000, John Cena ka shkelur kontratën e nënshkruar. Në të cilësohet se me blerjen e saj, makina nuk lejohet të shitet për një periudhe 2 vjeçare. Kjo për shkak të numrit të ulët të makinave të prodhuara dhe kërkesës së lartë.

Akuza thotë se John Cena mori në dorëzim makinën e tij në 23 Shtator 2017 dhe e shiti atë në 20 Tetor 2017.

I pyetur nga mediat, një zëdhëndës i Ford u shpreh se kompania nuk jep të dhëna apo komente mbi mardhëniet e saj me klientët. Çdo klient firmos një kontratë, e cila duhet respektuar me përpikmëri.

Lexoni: Lufta e “Princit të taksive” kunder depërtimit të Uber në Japoni

US District Court in Michigan është institucioni i cili do të merret me çështjen midis Ford dhe ish wresler-it John Cena. Në një komunikate, ajo shprehet se Z. Cena ka shkelur Ford GT Application Program.

Ford gjithashtu përmënd se është vënë në kontakt direkt me John Cena, ka ai kërkon ndjese për këtë çfarë ka ndodhur. Ai u shpreh se e shiti makinën sepse i duheshin para për përballuar disa shpenzime.

Nuk dihet ende ekzaktësisht, por mendohet se shuma e përfituar mbi çmimin e blerjes është rreth $75.000.

John Cena ishte një nga fatlumët e përzgjedhur për të blerë Ford-in e ri GT. Kjo, për shkak të aftësive të tij promovuese dhe statusit të tij si njeri i famshëm. Cena është i njohur si një entuziast makinash. Ai madje bën një program në YouTube të quajtur “John Cena: Auto Geek”.

Përzgjedhja e emrave, mori shumë debat në fillim të proçesit. Ai la jashtë shumë njerëz të famshëm, të cilët me të vërtetë “e dinin se çfarë po blenin”. Nga na tjetër, e drejta iu dha shumë personazheve të njohur, të cilët, gjithçka e bëjnë për famë.

Ford GT është një nga makinat më legjendare të të gjitha kohrave. Si e tillë, ndoshta meritonte pak më shume respekt!

https://youtu.be/wJhEK0E8E4Q

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0