Lufta e "Princit të taksive" kunder depërtimit të Uber në Japoni

Lufta e “Princit të taksive” kunder depërtimit të Uber në Japoni


Ndonëse i fuqishëm, është e pamundur për Ichiro Kawanabe, që të diktojë Uber në Japoni. Madje, kompania e ka bllokuar atë nga të pasurit një llogari personale.

Por gjithsesi, ky nuk është problem për të. Ai asnjëherë nuk e ka problem të gjejë një mjet për të udhëtuar. Ai është pronari i Nihon Kotsu Co., kompanisë më të madhe të taksive në Tokio.

Vizitorët e dinë të gjithë se përdorimi i një taksie atje, është një eksperiencë e veçantë. Taksi janë të lehta për t’u gjetur, nëse nuk po bie shi dhe ofrojnë shërbim të një standardi të lartë. Nga dyert e automatizuara, deri tek shoferë me doreza duarsh.

Lexoni: Goldman Sachs: Kamionët autonomë do të lënë shumë të papunë

Megjithëse çmimet janë nga më të lartat në botë, rregullat strikte dhe cilësia e shërbimit, ka bërë që Uber të zotërojë vetëm 1% të tregut sipas vetë Uber dhe Japan Federation of Hire-Taxi Associations. Tani që SoftBank Group Corp. bëri të ditur se planifikon të investoje në Uber, dinamika e ngjarjeve mund të ndryshojë paksa. Një mundësi e artë kjo për Uber.

Përpara se kjo të ndodhë, Kawanabe, është duke u përpjekur që të “trondisë” tregun me një aplikacion për të porositur taksi, oferta për çmime fikse udhëtimi, por edhe ndarje të udhëtimit me të tjerë. Deri më tani, kjo i ka vënë emrin në listën e zezë të Uber.

Lexoni: Autobus elektrik për shkollat Amerikane në vitin 2019

“Ne po e përdorim Uber si një shëmbull që nuk duhet ta ndjekim,” u shpreh ai duke folur për betejën e Uber me rregullat, shoferët dhe skandalet. Ai tha se ishte e pamundur të krijonte një llogari në emrin e tij, dhe nuk mori asnjë përgjigje pse. “Ata po bëjnë shumë armiq. Mua nuk më pëlqen kjo kulturë korporate.”

Kawanabe, 47 vjeç, është mbreti i taksive. Gjyshi i tij, i cili krijoi kompaninë në vitin 1928, që në moshë të vogël i thoshte atij se nuk do mund ta mbante dot biznesin e familjes. “Ai më bëri lavazh truri që i vogel”. – shprehet Kawanabe. “Asnjëherë nuk e kisha vënë në dyshim që unë mund ta drejtoja kompaninë një dite.”

Pasi u diplomua në MBA nga Kellogg School of Management dhe një punë si konsulent pranë McKinsey & Co., ai e gjeti veten në drejtim të biznesit më herët nga sa e mendonte, pasi babi i tij ndërroi jetë një dekadë më parë. I ri, dhe i martuar me vajzën e ish kryeministrit të Japonise Yasuhiro Nakasone, ai u “pagëzua” me emrin “Princi i taksive” nga media.

Ai thotë se tani ai shpenzon 80% të kohës pranë Japan Taxi Co., startup-i të cilin ai krijoi. Ai synon që me të, të krijojë aplikacione për smartphone dhe të ofrojë shërbime të reja. Ai është gjithashtu drejtues i federatës së taksive, duke i dhënë atij më shumë fuqi në duar dhe të bëjë ndryshimin në industri. “Unë vesh xhinse kur shkoj tek Japan Taxi dhe kostum pjesën tjetër të kohës.” – shprehet Kawanabe.

Nëse ai duket i qetë, është sepse Uber nuk është i rrezikshëm për industrinë e taksive në Japoni. Uber ka fituar kundër kompanive të taksive, unineve të shoferëve dhe rregullatorëve në SHBA dhe Europë, por rregullat japoneze janë shumë të forta për t’u përballuar nga kompania nga San Francisko.

Burimi: Bloomberg

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0