Autobus elektrik për shkollat Amerikane në vitin 2019

Autobus elektrik për shkollat Amerikane në vitin 2019


Ndërsa po bëhet akoma edhe më e zakonshme që të shohim makina elektrike, rradhën e ka transporti masiv. Pas autoveturave, tashmë rradhën e kanë autobusët. Më konkretisht, autobusët e shkollave amerikane. Pikërisht ata ngjyrë të verdhë që jemi mësuar i shohim nëpër filma.

Pak ditë më parë, Daimler, kompania prind e Mercede Benz foli për planet e saj për të prodhuar autobusë elektrik për shkollat me autonomi deri në 100 milie.

Autobusi elektrik do të jetë një Saf-T-Liner C2. Ai do të prodhohet nga një nënkompani e Daimler e quajtur Thomas Built Buses. I quajtur Jouley, ky autobus elektrik do të ketë 81 ulëse, dhe do të jete i paisur me një bateri prej 60 kWh.

Lexoni: Carlos Ghosn: Shitjet private të makinave do të vazhdojnë të ekzistojne

Daimler thotë se do të ofrohen edhe opsione të shtimit të baterive. Ky autobus elektrik do të jetë ndoshta fillimi i një rruge të re drej elektrifikimit të Daimler. Aktualisht Thomas Built Buses zotëron 38.7% të tregut amerikan. Me përqafimin akoma edhe më të shpeshtë të teknologjive të reja, duket se kjo shifër do të pësojë rritje.

Por si çdo teknologji e re edhe kjo ka problemet e veta dhe një nga më kryesoret është autonomia. Padyshim, një nga problemet e para që ky autobus elektrik do të do të hasë do të jetë pikërisht kjo.
Ajo çka është në favor të saj, është se autobusët do të kenë kohë të karikohen ndërkohë që mësimi vazhdon, dhe përdorimi i tyre nuk është i nevojshëm.

Bazuar në teknologjitë që po zhvillohen dita ditës, me shumë gjasa edhe ky autobus elektrik do të jetë autonom në të ardhmen. Një klikim në smartphone/kompjuter, dhe ai do të gjendet në derën e shtëpisë.

Bazuar në statistika, janë plot 475.000 autobusë shkollash në të gjithë Amerikën. Nga këto, rreth 180 mijë i përkasin kompanisë në fjalë. Sikur të gjithë ato të zëvendësohen, impakti nuk do të jetë i vogël.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0