Qeveria e Sllovenisë ka emëruar në krye të ushtrisë një femër. Alena Ermenc, zëvendëson gjeneral major Alana Geder.
Borut Pahor, presidenti slloven tha se emërimi i Ermenc në krye të Forcave të Armatosura do të ndihmojë në përmirësimin dhe modernizimin e tyre.
“’Gjeneral Major’ Alenka Ermenc plotëson kritere të larta profesionale. Ka përvojë të gjerë menaxheriale dhe demonstron vendosmëri. Për shkak të këtyre virtyteve, së fundmi e dekretova atë me gradën ‘Gjeneral Major”, deklaroi presidenti.
Alena Ermenc është shkolluar në Mbretërinë e Bashkuar. Gjeneralja 55-vjeçare, do të udhëheqë 7 500 trupat e vendit. Në vitin 2009, ajo ka qenë pjesë e misionit paqëruajtës në Kosovë për 6 muaj.
NATO sot ka 29 shtete anëtarë, me 3 milionë trupa, ku gratë zënë gati 11% të këtyre forcave.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto