Forbes “Next Billion-Dollar Startups 2025”, AI dominon listën e startup-eve! - Business Magazine Albania

Forbes “Next Billion-Dollar Startups 2025”, AI dominon listën e startup-eve!

Forbes “Next Billion-Dollar Startups 2025”, AI dominon listën e startup-eve!

Forbes ka publikuar listën e 25 startup-eve më premtuese të vitit 2025 që kanë gjasë të arrijnë vlerësimin 1 miliard dollarë. Edicioni i 11-të i kësaj liste, realizuar në partneritet me TrueBridge Capital Partners, konfirmon një trend të qartë: AI po udhëheq çdo dominon të inovacionit!

Nga 25 startup-e të përzgjedhura, 20 prej tyre janë të fokusuara në inteligjencën artificiale, duke shtrirë ndikimin e tyre në sektorë që variojnë nga shëndetësia dhe industria ushtarake, te kontabiliteti, krijimtaria, bankingu dhe siguria. Forbes njihet për saktësinë e saj: nga 250 kompanitë që janë futur në listë përgjatë viteve, 56% janë bërë unicornë, përfshirë DoorDash, Figma dhe Anduril. Startup-et e vitit 2025 tregojnë se po jetojmë në një valë të dytë të revolucionit të AI-së, jo vetëm si teknologji, por si infrastrukturë që po transformon modele biznesi, procese, dhe industri të tëra.

Sektorët ku AI shfaqet më dominuese:

  • Shëndetësi – nga gjetja e pacientëve për studime klinike te automatizimi i dokumentacionit mjekësor
  • Mbrojtje & hapësirë – satelitë të prodhuar me standarde të unifikuara, autopilotë për automjete ushtarake, robotikë
  • Financa & kontabiliteti – mjete që heqin punët manuale, përmirësojnë sigurinë dhe proceset
  • Softuer & zhvillim – platforma për testim AI, asistencë inteligjente në kodim
  • Krijimtari & media – gjenerim përmbajtjeje, dizajn & video me AI
  • Dog longevity & bioteknologji – teknologji që synon të zgjasë jetën e qenve (dhe potencialisht njerëzve)

Startup-et më të spikatura të listës Forbes 2025

AI në shëndetësi & life sciences

  • AcuityMD – Ndihmon kompanitë e pajisjeve mjekësore të gjejnë pacientët e duhur duke analizuar të dhëna të de-identifikuara nga 325 milionë njerëz.
  • Assort Health – Një chatbot me AI që menaxhon telefonatat mjekësore dhe ul kohën e pritjes për miliona pacientë.
  • Collate – Automatizon dokumentacionin e studimeve klinike dhe proceset e FDA-së, duke shpejtuar muaj punë në vetëm disa ditë.

AI në industri, mbrojtje & hapësirë

  • Apex – Prodhon satelitë të standardizuar të gjeneratës së re, me rritje të shpejtë dhe kontratë prej $46 milionë me Space Force.
  • Forterra – Teknologji për automjete ushtarake autonome, përfshirë robotë për pastrim minash dhe sisteme pa shofer për misione të rrezikshme.
  • Decart – Startup ambicioz që synon të garojë me OpenAI, Anthropic & Google; tashmë ka ndërtuar modele që gjenerojnë lojëra si Minecraft vetëm nga AI.

Lexo edhe: A po ndodh revolucioni i heshtur i bizneseve të vogla në Europë?

AI për biznesin, kontabilitetin & zhvillimin e softuerit

  • Basis – Automatizon proceset e kontabilitetit duke kursyer deri në 30% të kohës së punëve manuale.
  • Braintrust – Komandë-qendër për testimin dhe monitorimin e aplikacioneve me AI në kompani si Stripe, Notion dhe Instacart.
  • Graphite – “Diamanti” i tyre është një asistent i avancuar që ndihmon zhvilluesit të bëjnë code review më shpejt dhe me më pak gabime.

AI në kreativitet, dizajn & përmbajtje

  • Gamma – Gjeneron prezantime, faqe web-i dhe postime sociale nga materiale të papërpunuara, me përdorues nga Amazon dhe Zoom.
  • Krea – Një platformë kreative shumëmodelëshe (text-to-image, video enhancement) e përdorur nga Pixar, Lego dhe Microsoft.
  • Browserbase – Një “browser pa kokë” që lejon AI-në të shfletojë internetin për ju. Duhet të rezervoni një fluturim? AI e bën.

AI në banking & transaksione

  • Lead Bank – Një bankë tradicionale e transformuar në fintech që fuqizon startup-e të pagesave, kripto-s dhe fintech-ut. Ka partneritet me Visa për një kartë stablecoin.

Teknologji  të pazakonta

  • David AI – Ndërton dataset-et audio më të avancuara për modelet e gjuhës; thjesht i paguan njerëzit të regjistrojnë zërin e tyre.
  • LiveKit – Infrastruktura që fuqizon audio/video në kohë reale, përfshirë ChatGPT Voice dhe rreth 25% të thirrjeve 911 në SHBA.
  • Loyal – Startup që zhvillon ilaçe për të zgjatur jetën e qenve, me potencial të aplikimit tek njerëzit në të ardhmen.

Pse kjo listë ka rëndësi për ekosistemin global të startup-eve?

Lista e Forbes shërben si një barometër i inovacionit, duke identifikuar fushat ku investitorët dhe korporatat po vendosin kapitalin dhe vëmendjen e tyre.

Trendet e këtij viti tregojnë qartë:

  • AI është tashmë infrastruktura kryesore e ekonomisë së re.
  • Startup-et që automatizojnë procese të lodhshme po fitojnë terren të shpejtë.
  • Industria e mbrojtjes dhe hapësirës po përjeton një bum teknologjik.
  • Krijimtaria po ridefinohet përmes mjeteve të gjenerimit vizual.
  • Bankingu tradicional po ndërtohet nga e para për të mbështetur fintech-un.

Lista Next Billion-Dollar Startups 2025 tregon qartë se rruga drejt unicorn-eve të së ardhmes është e udhëhequr nga AI, me kompani që shpejtojnë ritmin e inovacionit në çdo sektor të mundshëm.

Nëse ky trend vazhdon, vitet e ardhshme do të shohim një brezi të ri startup-esh që jo vetëm arrijnë vlerësime miliardëshe, por transformojnë mënyrën si punojmë, jetojmë, krijojmë dhe kurojmë.

Shihni këtu listën e plotë

forbes

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.



Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0