Fondi Rajonal i Sfidave (RCF) shpall Thirrjen e Tretë për financimin e projekteve në arsimin profesional - Business Magazine Albania

Fondi Rajonal i Sfidave (RCF) shpall Thirrjen e Tretë për financimin e projekteve në arsimin profesional

Fondi Rajonal i Sfidave

Fondi Rajonal i Sfidave (RCF) shpalli Thirrjen e Tretë për Shprehje Interesi dhe fton për të aplikuar konsorciumet e interesuara të instituteve të formimit profesional dhe sipërmarrjeve nga të gjitha vendet dhe sektorët ekonomikë të Ballkanit Perëndimor 6  (WB6), të përkushtuara për përgatitjen dhe zbatimin e përbashkët të programeve të trajnimit bashkëpunues. Afati për dorëzimin e aplikimeve mbyllet në 7 Korrik 2023, ora 23:59.

Shprehjet e interesit mund të dorëzohen nga konsorciume të Arsimit dhe Formimit Profesional (AFP) të formuara nga institutet e formimit dhe trajnimit profesional dhe të paktën dy sipërmarrje që angazhohen së bashku në ofrimin e trajnimeve bashkëpunuese.

Më shumë informacion mbi pranueshmërinë e aplikantëve, kriteret dhe procedurat e aplikimit që duhen ndjekur si dhe informacione të tjera të rëndësishme mund të gjenden në Udhëzimet për Thirrjen e Tretë për Shprehjen e Interesit të disponueshme këtu.

Orari i sesioneve informuese online të planifikuara gjatë muajit Qershor mund të gjendet këtu.

Ministria Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (BMZ) ka financuar 64.43 milion Euro per RCF, ndërsa Qeveria Zvicerane, e përfaqësuar nga Bashkëpunimi Zviceran për Zhvillim (SDC) ka bashkëfinancuar 9.7 milionë CHF. Fondet i janë mandatuar Bankës Gjermane për Zhvillim KfW dhe zbatohen nga Forumi i Investimeve i Dhomave të WB6 (WB6-CIF), një nismë e përbashkët e dhomave të tregtisë nga rajoni.

Në raundin e parë dhe të dytë të aplikimeve u paraqitën më shumë se 300 Shprehje Interesi nga të gjitha vendet e WB6. Procesi i përzgjedhjes rezultoi në miratimin e 63 projekteve për financim, duke alokuar rreth 27 milionë euro për investime në pajisje,infrastrukturë dhe trajnime për ofruesit e arsimit dhe formimit profesional dhe ndërmarrjet partnere.

Thirrja u promovua në Konferencën Vjetore Rajonale të Fondit Rajonal të Sfidave më 30 Maj, ku u diskutuan tendencat dhe sfidat e fundit në zhvillimin e kapitalit njerëzor në WB6, si dhe tema të tilla si tërheqja e studentëve në programet e arsimit dhe formimit profesional bashkëpunues (AFP ),  inovacioni dhe digjitalizimi në AFP, dhe aktivitetet Green per AFP-në për rritjen e punësimit.

Lexo:

“Ne besojmë se nëpërmjet RCF-së, do të jemi në gjendje të gjejmë një mënyrë efektive për të përmirësuar kushtet e AFP-së si dhe për të ofruar mundësi të barabarta punësimi për të rinjtë nga rajoni, veçanërisht për gratë e reja, për të marrë të ardhmen e tyre në duart e tyre.” – deklaroi gjatë Konferencës Vjetore Rajonale Znj. Heike Backofen-Warnecke, Shefe Divizioni për Europën Juglindore dhe Lindore dhe Kaukazin Jugor, në Ministrinë Federale për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Lulzim Rafuna, President i Bordit Drejtues të WB6 CIF, deklaroi: “RCF po kontribuon duke fuqizuar ofruesit e trajnimeve për të rritur aftësitë e punëtorëve sipas nevojave të biznesit në sektorët përkatës, që është dhe kontributi më i madh që mund të japim për shoqërinë me përfitime afatgjata për të gjithë WB6”.

Lexo: Hapet Kinema “Agimi”, si hapësira më e re e artit në Tiranë

Derek George, Zëvendës Shefi i Bashkëpunimit, në Ambasadën Zvicerane në Serbi dhe SDC, deklaroi: “SDC promovon qasje të ndryshme të trajnimit bashkëpunues në të gjithë Ballkanin Perëndimor, me një tipar të përbashkët: bashkimin e palëve të interesuara, publike dhe private, për të forcuar rëndësinë e tregut të punës dhe cilësinë e aftësive të dhëna, për t’u ofruar të rinjve aftësitë që u nevojiten për të hyrë në tregun e punës. Bashkëpunimi midis Gjermanisë dhe Zvicrës, të cilët bashkëthemeluan Komitetin e Donatorëve për AFP-në e dyfishtë, vjen natyrshëm, pasi ne ndajmë të njëjtat objektiva.”

Fondi Rajonal i Sfidave (RCF) është një strukturë financimi e krijuar për të rritur punësueshmërinë e të rinjve. RCF forcon konkurrueshmërinë e sipërmarrjeve në 6 vendet e Ballkanit Perëndimor duke financuar investime në pajisje dhe infrastrukturë për projekte të përzgjedhura të trajnimit bashkëpunues, të zbatuara përmes partneriteteve midis institucioneve të formimit profesional dhe sipërmarrjeve. Grantet alokohen nëpërmjet një sfide konkurruese rajonale.

Për çdo pyetje të mëtejshme mos ngurroni të kontaktoni përfaqësuesin e RCF, Z. Renato Vasili[email protected]

Rreth Fondit Rajonal të Sfidave (RCF)

Fondi Rajonal i Sfidave (RCF) është një program inovativ për të rritur produktivitetin dhe konkurrueshmërinë e sipërmarrjeve në Balkanin Perëndimor (WB6). RCF financohet nga Ministria Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim dhe Qeveria e Zvicrës, e përfaqësuar nga Bashkëpunimi Zviceran për Zhvillim (SDC). Fondet i janë mandatuar Bankës Gjermane për Zhvillim KfW dhe zbatohen nga Forumi i Investimeve i Dhomave të WB6 (WB6-CIF), një nismë e përbashkët e dhomave të tregtisë nga rajoni.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0