Folësit ndërkombëtarë të AllWeb premtojnë një eksperiencë totalisht ndryshe të fokusuar në tendencat më të reja të GenAI - Business Magazine Albania

Folësit ndërkombëtarë të AllWeb premtojnë një eksperiencë totalisht ndryshe të fokusuar në tendencat më të reja të GenAI

AllWeb

AllWeb, eventi kryesor i marketingut dixhital, komunikimit, kreativitetit dhe inovacionit në Europën Juglindore, rikthehet këtë vit plot risi. Me një përmbajtje të cilësisë së lartë nga folës ndërkombëtarë, rajonalë dhe vendas, konferenca premton të ndryshojë mënyrën se si mendoni në fushën e marketingut dixhital dhe inovacionit.

“Për të dëshmuar angazhimin tonë, ju kemi njohur tashmë me disa prej dhjetë folësve që do të ngjiten në skenën e AllWeb më 2 nëntor,” tha Darko Buldioski, bashkë-themelues dhe drejtor programi i AllWeb.
Në mesin e folësve është edhe Jay, i njohur ndryshe si Jasmin Alić, i cili është krijuesi numër #1 i përmbajtjes në LinkedIn. “Me një rekord të provuar si copywriter për kompani të Fortune 500 si dhe me ndihmën e dhënë për klientët e tij, të cilët kanë qenë pjesë e publikimeve në:

Bli Biletën

The Times, Huffington Post, Google I/O dhe audienca të tjera, ekspertiza e Jay në marketing dhe strategjinë e markës është e pakrahasueshme. Ajo që e dallon Jay është rritja e tij impresionuese në LinkedIn, ku ai fiton 1000 ndjekës çdo ditë, madje edhe në ditët kur nuk poston,” shton Buldioski.

 

Tema kryesore për konferencën e këtij viti është Inteligjenca Artificiale Gjeneruese (Generative AI), një temë e nxehtë e cila po transformon industrinë e marketingut dhe ndihmon markat të ofrojnë përvoja të paharrueshme për konsumatorët. Audiencës do t’i jepet mundësia të dëgjojë nga Dave Birss, eksperti kryesor për përdorimin e Inteligjencës Artificiale në punën e përditshme. “Gjatë vitit të kaluar, ai ka eksploruar botën e Inteligjencës Artificiale Gjeneruese dhe ka bërë disa zbulime të jashtëzakonshme. Në fakt, ai është bërë eksperti kyç për përdorimin e IA-së në punën e përditshme dhe ka fituar një reputacion si Sensible AI Guy. Kurset e tij në LinkedIn kanë ndihmuar shumë organizata të aplikojnë Inteligjencën Artificiale më efektivisht dhe të arrijnë qëllimet e tyre”, shpjegon Gerti Boshnjaku nga bordi organizativ i AllWeb.

Me mjetet dhe ekspertizën e duhur, analizimi i të dhënave mund të nxjerrë në pah të dhëna të vlefshme që nxisin inovacionin dhe rritjen. Për të kënaqur shijet e atyre që u pëlqejnë numrat, AllWeb fton Steen Rasmussen.

“Qasja e tij në analizimin e të dhënave është vërtet unike dhe të sprovon të mendosh thellë. Përmes shembujve ai do t’i thjeshtëzojë koncepte komplekse në mënyra që edhe ata me njohuri teknologjike të kufizuara mund t’i kuptojnë. Është vërtet e jashtëzakonshme se si disa fjalë të thjeshta nga ai mund të ndryshojnë plotësisht perspektivën e një personi mbi analizimin e të dhënave,” theksojnë organizatorët.
AllWeb është një konferencë rajonale e cila pati edicionin e parë në Maqedoni në vitin 2012. Prej atëherë, ka ofruar një përvojë unike për specialistë të shumë industrive nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Serbia. Pjesëmarrësit përfshijnë kompani dhe marka të njohura që specializohen në transformimin dixhital, agjencitë e marketingut, ekspertët në marketing, këshilltarët në inovacion, profesionistët në zhvillim dhe programim, ekspertët në ICT, specialistët në industrinë celulare, profesionistët e PR dhe ekspertët në mediat sociale.

Përfitoni nga mundësia për tu zhvilluar paralelisht me zhvillimet e teknologjisë, duke marrë pjesë në konferencën njëditore në Tiranë, Shqipëri, më 2 Nëntor. Fitoni njohuri të vlefshme në temat që formojnë ekonominë e tregut dixhital dhe kanë një ndikim të qëndrueshëm në skenën e biznesit të Shqipërisë në përgjithësi. Për më shumë informacion mbi përmbajtjen e konferencës dhe biletat, vizitoni allweb.digital

Bli Biletën

Rreth AllWeb:

AllWeb është konferencë vjetore e cila i tejkalon pritshmëritë, duke ndikuar në skenën shqiptare të biznesit dixhital, marketingut dhe Inovacionit me përmbajtje cilësore të ofruar nga folës nga skena Ndërkombëtare/Rajonale dhe vendase.
Që nga viti 2012, në skenën e AllWeb (Maqedoni & Shqipëri), janë ngjitur më shumë se 120 prezantues, nga kompani ndërkombëtare si: Google, The Coca-Cola, T-Mobile, McDonald`s, The Drum, Escape Studio, Manifest Social, Executive, GroupPRPepper, Publicis, Rinkya, Grouper, 404 Agency, McCann, Erickson, Httpool, Cedevita, NewMoment, PressClipping, Scholz and Friends, Mobius, Inteligencr, TopShop (Studio Moderna) Digitalizuj.me.

Disa prej folësve kanë konfirmuar pjesëmarrjen dhe janë publikuar në web faqen e posaçme të eventit: www.allweb.digital
Ky 2 nëntor do të rezervojë një përvojë të shkëlqyer plot njohuri, dije dhe këndvështrime interesante si edhe një shans për t’u rrjetëzuar mes aktorëve më të rëndësishëm të industrisë së komunikimit.

 

 

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0