FMN: Programi ekonomik po ecen sipas planit - Business Magazine Albania

FMN: Programi ekonomik po ecen sipas planit


Ministri i Financave, Shkelqim Cani, ne nje konference te perbashket per mediat me FMN dhe Banken e Shqiperise, ka deklaruar se viti 2013 ka qene nje vit jashtezakonisht i veshtire per ekonomine shqiptare.

Sipas Canit, fale masave te marra nga qeveria ekonomia ka filluar te reagoje pozitivisht.

“Rritja ekonomike ne 2013-n ishte me e ulet se çdo vit tjeter, ne nivelin 0.4%, duke e bere kete vit jashtezakonisht te veshtire per ekonomine ne Shqiperi. Prioritet mbetet shlyerja e detyrimeve te prapambetura, ku deri tani kemi shlyer 200 mln leke. Si rrjedhoje e masave te marra nga qeveria ekonomia ka filluar te reagoje pozitivisht. Kemi marre masa per te shmangur vonesat per shlyerjen e TVSH-se”, tha Cani.

I pranishem ne kete konference per mediat ishte edhe Shefi i Misionit te FMN, Nadeem Ilahi, i cili eshte shprehur se sipas vleresimit te FMN programi ekonomik i Shqiperise po ecen sipas planit.

“Programi ekonomik ne Shqiperi po ecen sipas planit. Ecuria fiskale eshte sipas plani, edhe shlyerja e detyrimeve te prapambetura ka filluar te ece perpara. Nderkohe autoritetet mbeten te angazhuara per nje konsolidim te metejshem edhe ne vitin 2015 ne menyre qe borxhi te zvogelohet. Autoritete kane progres te mire edhe ne disa reforma kyçe. Megjithate sektori i energjise elektrike perben ende nje problem te madh fiskal, nderkohe qe ka disa risqe fiskale qe kane te bejne me kthimin dhe kompensimet e pronave”, deklaroi zoti Ilahi.

Gjithashtu edhe sipas ministrit te Ekonomise, zotit Arben Ahmetaj, ekonomia eshte duke reaguar pozitivisht. Sipas tij nga te dhenat e INSTAT jane rritur si eksportet edhe importet. Nderkohe qe Ahmetaj eshte shprehur se po vazhdohet me rikthimin e detyrimeve te pashlyera ndaj biznesit.

 Top Channel

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0