FMN kritika për amnistinë fiskale dhe heqjen e tatim-fitimit

FMN kritika për amnistinë fiskale dhe heqjen e tatim-fitimit

FMN

Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) ka rezerva për sa i përket amnistisë fiskale, heqjes së tatimit mbi vlerën e shtuar (TVSH) dhe tatimit mbi fitimin për bizneset e vogla, nga ana e qeverisë shqiptare.

Në një deklaratë për shtyp të shpërndarë për mediat mbrëmjen e së mërkurës, FMN shpreh shqetësim për këto propozime, të cilat vënë në diskutim përmbushjen e objektivave tatimore të qeverisë dhe lënë vend për evazion fiskal, korrupsion apo pastrim parash.

“Mbështetja për njerëzit dhe për bizneset e cënuara nga kriza është e përligjur, por ajo duhet të jetë e përkohshme, e mirëorientuar, transparente, si edhe e integruar në një program të besueshëm dhe të kujdesshëm buxhetor afatmesëm. Pragjet për regjistrimin në përgjegjësinë tatimore për tatimin mbi fitimin dhe për TVSH-në duhet të unifikohen në një nivel, i cili do të duhej të përcaktohej me kujdes, në përputhje me objektivat e strategjisë afatmesme për të ardhurat. Vendosja e pragut në një nivel shumë të lartë për një periudhë tepër të gjatë, do të gërryente bazën tatimore dhe do të cënonte përmbushjen e detyrimeve nga subjektet tatimore,” – thuhet në deklaratën për shtyp.

Qeveria ka propozuar së fundmi heqjen deri në vitin 2029 të tatimit mbi fitimin për të gjitha bizneset me të ardhura vjetore deri në 14 milionë lek, si dhe heqje të TVSH-së për të gjitha bizneset me të ardhura deri në 10 milionë lekë.

“Ritheksojmë këshillën tonë kundër një amnistie të mundshme fiskale, pasi do të cenonte përmbushjen e detyrimeve tatimore. Duhen krijuar së pari sisteme efektive për të zbuluar evazionin fiskal dhe për të parandaluar mundësitë për pastrim parash dhe për korrupsion,” – shton më tej FMN-ja, e cila parashikon për këtë vit humbje ekonomike për shkak të varësisë te sektori i turizmit, një nga më të goditurit nga pandemia e COVID-19.

Lexoni: SHBA ble të gjitha rezervat e ilaçit Remdesivir në botë

Edhe pse FMN vlerëson se stabiliteti makroekonomik është ruajtur deri tani në Shqipëri falë “mirëmenaxhimit dhe kushteve lehtësuese financiare në botë”, ajo shton se “për të përballuar pasojat e pandemisë dhe të tërmetit është e nevojshme një rritje e konsiderueshme e deficitit fiskal në vitin 2020, për të mbështetur ekonominë dhe për të siguruar fonde për shpenzime në shëndetësi dhe për rindërtimin”.

Në këtë pikë FMN i këshillon qeverisë të shtojë “përpjekjet për të menaxhuar risqet fiskale në rritje, përfshirë PPP-të, gjithashtu duhet të forcohen si dhe cilësia e menaxhimit të investimeve publike duhet të forcohet”.

Deklarata e FMN-së erdhi pas një vizite pesëditore të një grupi përfaqësues, grup i cili u drejtua nga Yan Sun dhe që zhvilloi takime edhe me ministren e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj.

FMN parashikon një vit të vështirë për Shqipërinë, me rënie ekonomike për shkak të efekteve të pasojave të tërmetit dhe pandemisë, ku ndikim do të ketë kryesisht te remitancat, tregtia dhe turizmi.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0