Florian Kunushevci, hakeri shqiptar nga Kosova me çertifikata mirënjohje nga ESET dhe Sky Tv

Florian Kunushevci, hakeri shqiptar nga Kosova me çertifikata mirënjohje nga ESET dhe Sky Tv


Florian Kunushevci, hakeri shqiptar nga Kosova që zbuloi dobësi sigurie në uebfaqet e ESET dhe SkyTV
Talentet nuk i kanë munguar asnjëherë këtyre trevave. Për 3 vite me rradhë konkursi mbarëkombëtar Albanian ICT Awards e ka provuar këtë fakt. Por sot në qëndër të vëmendjes sonë është një djalosh shqiptar nga Kosova. Emri i tij është shfaqur në listën e 100 hakerave më të mirë publikuar nga platforma televizive në Zelandën e Re, Sky TV.

Përmes një programi i cili synon të identifikojë problemet e sigurisë në uebfaqen e televizionit, Sky TV publikoi një listë prej 109 hakerash, të cilët kanë kontribuar në këtë aspekt në shenjë mirënjohje.

Në këtë listë është edhe emri i Florian Kunushevci një djalosh 16 vjeçar nga Prishtina me pasion të madh për sigurinë kibernitike. Floriani ka raportuar pranë SkyTV një dobësi sigurie në proçesin e identifikimit në uebfaqe me impakt mesatar.

Në rrjetin social Facebook Floriani shkruante: “Falenderimi i takon Allahut familjes dhe të gjithë përkrahësve që me këtë punë që po bëj, po arrij të eci përpara në sigurinë kibernetike ku si qëllim kryesor kam diturinë dhe popullarizimin e Kosovës ndërkombëtarisht.”

Por sukseset e këtij djaloshi vijojnë më tej. Në ditët e para të Nëntorit po në rrjetin social Facebook vinte në dijeni miqtë e tij për çertifikatë mirënjohje marrë nga kompania e produkteve të sigurisë me seli në Sllovaki, ESET. Floriani kishte gjetur një dobësi XSS në uebfaqen e ESET.

Gjatë një komunikimi përmes postës elektronike Floriani tha për PCWorld Albanian se “shpreson që në të ardhmen këto aftësi të shfrytëzojë në të mirë me synimin për tu afirmuar si një haker etik i mirëfilltë.”

Fjalët e tij ishin me të vërtetë inspiruese. Çfarë gjërash të mrekullueshme mund të arrijë një njeri kur dashuron atë që bën dhe për këtë Florian u shpreh: “Jam falenderues ndaj Zotit, familjes dhe të gjithëve atyre që përkrahën punën time që prej moshës 11 vjecare kur kam filluar së pari herë.”

Ky djalosh i talentuar gjithashtu ka qenë pjesë e konkursit “Dita kur hakimi është i ligjshëm” të mbajtur në kuadër të konferencës Privatësia në Epokën Dixhitale organizuar nga Agjensia Kombëtare për Mbrotjen e të Dhënave Personale.

/PCWorld Albanian/

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.



Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0