Monedha europiane u rrit në nivelet më të larta në gjashtë muaj e fundit, duke neutralizuar sfidën më të madhe politike ndaj kësaj monedhe në historinë e saj 18 vjeçare.
Euro u rrit përballë dollarit në tregjet e këmbimit në Azi me 1,1023 nga 1,0998 dollarë.
Fitorja e Macron përballë kandidates së ekstremit të djathtë, Marinne Le Pen është parë si avantazh për kursin e euros sepse largon pasiguritë që ekzistonin për të ardhmen e monedhës europiane.
Euro arriti nivelin më të lartë që prej muajit Nëntor, por rritjet kanë qenë më modeste në raport me turin e parë të zgjedhjeve presidenciale, që regjistruan kryesimin e Macron.
Burimi: Telegrafi
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto