Fiskalizimi. Si nis dhe çfarë duhet të bëjnë bizneset? Intervistë me Kristi Bojdani, BNT Electronics - Business Magazine Albania

Fiskalizimi. Si nis dhe çfarë duhet të bëjnë bizneset? Intervistë me Kristi Bojdani, BNT Electronics

Fiskalizimi

Sipërmarrjet do të nisin të përballen pak pak ditësh me një proces të ri fiskalizimi. Nisi me kompanitë që kryejnë transaksione me entet publike për të vazhduar gjatë vitit edhe me sipërmarrje të tjera. Kristi Bojdani, nga BNT Electronics thotë të kasat fiskale vazhdojnë të jenë të përdorshme.

Procesi i Fiskalizimit është i ndarë në 3 faza kryesore dhe përfshin bizneset që faturojnë sipas rregullit të mëposhtëm:

1 Janar 2021, për bizneset që faturojnë shtetin (B2G) do të fiskalizojnë faturat kundrejt enteve publike.

1 Korrik 2021, për bizneset që faturojnë biznese (B2B) do fiskalizohen dhe faturat midis bizneseve me njëra-tjetrën.

1 Shtator 2021, për biznset që faturojnë klientët(B2C) është faza e fundit që përfshin edhe bizneset që kanë fatura me klientë fundorë individë.

Si duhet të përshtaten ato për t’iu përgjigjur kësaj forme të re faturimi?

Me ligjin e ri, bizneset duhet të pajisen me një zgjidhje softëare për të kryer fiskalizimin dhe bizneset, të cilat nuk bëjnë fatura ndaj shtetit, mund të vazhdojnë të përdorin kasat që kryejnë transmetimin në kohë reale.

Zgjidhja jonë software, e quajtur Bills dhe versioni i saj fiskal eBills, i certifikuar për fiskalizim dhe për faturat elektronike, është një Softëare i krijuar me qëllimin primar që të jetë sa më i thjeshtë në përdorim për klientët dhe sa më i automatizuar për veprimet që nevojiten. Softëare-i mundet të instalohet në mjediset e klientit ose në Cloud, në varësi të nevojës.

Lexo: Tatimet: Nga 1 janari faturat e bizneseve me shtetin do jenë vetëm online

Në janar të vitit që vjen e kanë të detyrueshme Faturen Elektronike vetëm ato biznese që lëshojnë fatura ndaj Enteve Shtetërore.

Çfarë ndodh me bizneset që kanë kasa fiskale dhe mbi të gjitha me bizneset e vogla?!

Bizneset që përdorin Kasat e BNT Electronics e kanë shumë të lehtë që të nisin fiskalizimin e faturave pasi e njëjta Kasë, me një update, adaptohet për të kryer fiskalizimin në kohë reale. Pra, bizneset e vogla, të cilat deri më sot kanë përdorur kasë fiskale, mund të përdorin po të njëjtën kasë për të kryer fiskalizimin e faturave cash në të njëjtën mënyrë siç vepronin deri sot, por me ligjin e ri kuponi që deri me sot printohej nga kasa do të quhet faturë për pagesat cash dhe do të transmetohet në kohë reale te tatimet, sipas kërkesave të ligjit të fiskalizimit.

A ndikon ky proces në rritjen e kostos? Çfarë ka nevojë të përmirësohet, apo të shmanget nga aplikimi i parashikuar?

Çdo ndryshim në ligjet tatimore sjell kosto për tatimpaguesin. Kjo koste është në kuptimin e adaptimit të punës, individëve dhe proceseve të një biznesit, të cilat duhet të ndryshojnë për t’iu përshtatur kërkesave të reja të ligjit.

Për të vënë në punë strukturën e fiskalizmit të një biznesi, do i duhet përveç softit, një pajisje hardëare, ku do instalohet certifikata dixhitale nga AKSHI, internet, printer etj. pajisje të cilat mbase deri më sot, jo të gjitha bizneset e kishin të nevojshme për të kryer punën e tyre ditore.

Për të dhënë një përgjigje më të sakte, po i ndaj bizneset në 3 grupe:

Bizneset që e kanë të gjithë infrastrukturën e gatshme – Këtu futen tatimpagues të mëdhenj, që janë të pajisur me kompjutera, printera, internet, UPS, etj. të cilat kanë vetëm koston e adoptimit të stafit dhe përshtatjen e faturimit në kohë reale.

Bizneset relativisht të vogla apo edhe të mesme. Këto biznese mund të kenë në përdorim kompjuter dhe printer, por ato duhet të investojnë për t’i patur këto pajisje të sigurta dhe me kontrata mirëmbajtje në mënyrë që në rast difekti pajisjet të rregullohen sa më shpejt. Këto subjekte duhet të sigurojnë gjithashtu furnizim me energji elektrike të pa ndërprerë dhe internet të sigurt që do të çojë në një rritje eventuale të kostove.

Bizneset e vogla – Këto janë tatimpaguesit në dileme se çfarë duhet të bëjnë. Është përhapur informacion i rremë që kasat fiskale nuk do të përdoren me futjen e sistemit të ri fiskal. Ministria e Financave si edhe Drejtoresha e Tatimeve e kanë deklaruara shpesh se kasat fiskale duhet të bëjnë transmetim në kohë reale si edhe kasat fiskale ekzistuese do të vazhdojnë të punojnë nëpërmjet serverit të ndërmjetëm. Rrjedhimisht, njoftimet se kasat fiskale nuk do të përdoren me futjen e sistemit të ri fiskal, janë thjesht të pa sakta.

BNT Electronics tregton kasa fiskale që bëjnë transmetimin në kohë reale, sipas protokollit të DPT dhe AKSHI si dhe po realizon përshtatjen e kasave fiskale ekzistuese nëpërmjet serverit të ndërmjetëm që është i parashikuar dhe në ligj.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0