Tatimet: Nga 1 janari faturat e bizneseve me shtetin do jenë vetëm online

Tatimet: Nga 1 janari faturat e bizneseve me shtetin do jenë vetëm online

fatura online

Nga 1 janari 2021, të gjitha bizneset që kanë marrëdhënie me shtetin do të lëshojnë vetëm faturë elektronike si dokumentacione të vlefshme tatimore, në bazë të ligjit të ri për fiskalizimin.

Ky është hapi i parë për vënien në funksionim të sistemit të ri të fiskalizimit, i cili do të ndryshojë rrënjësisht mënyrën se si bizneset sot kryejnë faturimet.

Nga 1 korriku 2021 sistemi i ri do të fillojë të zbatohet për transaksionet pa para në dorë ndërmjet tatimpaguesve dhe nga 1 shtatori i vitit të ardhshëm është ndryshimi më i madh, pasi do të fillojë zbatimi për transaksionet me para në dorë për të gjitha bizneset.

Për fazën e parë, administrata tatimore ka filluar të njoftojë bizneset, që kanë marrëdhënie me shtetin. që të marrin masat e nevojshme.

Lexoni: Çmimi i naftës për fermerët do të përgjysmohet

“Në kuadër të procesit të fiskalzimit, Administrata Tatimore ka kryer analiza dhe verifikime të nevojshme për ti paraprirë zbatimit të mënyrës së re të faturimit. Nga këto verifikime, rezulton që, përgjatë periudhës Janar 2019 – Gusht 2020 Ju keni kryer të paktën një furnizim kundrejt tatimpaguesve Ent Publik.

Në zbatim të nenit 48, të ligjit Nr. 87/2019 “Për faturën dhe sistemin e monitorimit të qarkullimit”, i ndryshuar, ju bëjmë me dije se, duke filluar nga data 1 Janar 2021, për furnzimet e mallrave dhe/ose shërbimeve të kryera për Entet Publike, Ju do të lëshoni vetëm faturën elektronike si dokumentacion të vlefshëm tatimor”, thuhet në njoftimin e dërguar subjekteve.

Për të lëshuar faturat elektronike, bizneset duhet që të mundësojnë paraprakisht elementët e mëposhtëm:

-Pajisje elektronike (kompjuter, laptop, tablet, etj.);

-Zgjidhje software të ofruar nga një subjekt i certifikuar;

-Mirëmbajtës të certifikuar të zgjidhjes software-ike;

-Lidhje të pandërprerë me internet;

-Certifikatën elektronike për fiskalizimin e cila merret pranë AKSHI-t.

Përsa i përket zgjidhjeve software-ike të faturës elektronike, aktualisht shumë subjekte në fushën e Teknologjisë dhe Informacionit janë në fazën e testimit dhe zhvillimit. Përgjatë javëve në vijim, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve do të publikojë emrat e subjekteve që do të certifikohen të cilët do të kenë të drejtë të tregtojnë zgjidhje software-ike për fiskalzimin e faturës elektronike, sqarojnë tatimet.

Administrata Tatimore njofton se nxit përmbushjen vullnetare të detyrimeve që rrjedhin nga legjislacioni tatimor, për t’u përgatitur paraprakisht me te gjithë elementët e nevojshëm për këtë proces të rëndësishëm.

Marrëdhëniet biznes me biznes, procesi është shtyrë për në shtator 2021

Procesi i zbatimit të sistemit të fiskalizimit, i cili pritej të fillonte gradualisht në shtator 2020 për bizneset me xhiro mbi 8 milionë lekë dhe në janar 2021 për subjektet e tjera, u shty pak muaj më parë për në 1 shtator të vitit 2021, si rrjedhojë e situatës së krijuar nga pandemia. Kjo është hera e katërt që ky proces, i parashikuar fillimisht të niste në janar 2020, u shty.

Për transaksionet pa para në dorë ndërmjet tatimpaguesve, afati i parashikuar është 1 korriku 2021, i cili ka mbetur i pandryshuar.

Për zbatimin e procesit të fiskalizimit, qeveria ka miratuar edhe aktet nënligjore, si udhëzimin që përcakton elementet bazë dhe teknike të faturës elektronike që nga emri i tatimpaguesit, datën dhe sasinë e mallit të shitur, si dhe mënyrën e kryerjes të pagesës etj.

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve (DPT) ka njoftuar se po punon në lidhje me zbatimin e fiskalizimit. DPT planifikon ngritjen e një sistemi të Faturave elektronike për çdo transaksion- duke përfshirë një Portal të ri Kombëtar në website për shkëmbimin e faturave elektronike.

Sipas DPT-së, projekti i fiskalizimit adreson dy sfidat kryesore të çdo Administrate Tatimore:

1-Monitorimi i kontrollit të parave në dorë (cash) – kryesisht i pranishëm në transaksione të bazuara në para (B2C), zbatimi i lidhjes në kohë reale në internet të të gjitha makinave POS për të siguruar që çdo transaksion të raportohet në mënyrë qendrore, me aftësinë e verifikimit të pavarur.

2- Rritjen fiktive të TVSH-së së zbritshme, projekti e-Invoice, kryesisht i pranishëm në transaksionet (B2B), për shkak se fiskalizimi bën raportim i detyrueshëm te të gjitha faturave të lëshuara përmes sistemit qendror që siguron konfirmimin e të gjitha transaksioneve nga shitësi dhe klienti. /Monitor

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0