Fermat po kërkojnë stallier. Pagat rriten frikshëm - Business Magazine Albania

Fermat po kërkojnë stallier. Pagat rriten frikshëm

Gjetja e forcës punëtore po bëhet e vështirë edhe në sektorin e blegtorisë. Pas ofrimit të pagave 1,000 euro/muaj për punonjëset e pastrimit nga bizneset e jugut, paga në këtë nivel po ofrohen edhe për pozicionin e stallierit në ferma. Shkëlqim Ajazi, drejtuesi i një ferme me 60 krerë lopë në fshatin Lozhan të Korçës, pohon se prej kohësh gjendet në vështirësi, për gjetjen e fuqisë punëtore.

Nëpërmjet një njoftimi të publikuar në rrjetet sociale, ai kërkon të punësojë punonjës në pozicionin e stallierit me pagë mujore 1,000 euro, duke përfshirë edhe akomodimin në shtëpi me qira të paguar prej tij, përveç shtëpisë pranë stallës. “Niveli i pagës prej 1,000 euro është i përballueshëm prej nesh, por edhe me këtë pagë që ofrojmë nuk po arrijmë të gjejmë punonjës. Vërtet që jemi në vështirësi për punonjës. Vendasit, preferojnë më tepër të punojnë, në blegtori me pagesë 40 euro dita në Greqi, sesa të jetojnë në Shqipëri. Sivjet vështirësia e gjetjes së punonjësve është shtuar shumë. Vjet arrinim të gjenim edhe me paga më të ulëta se 1,000 euro”, pohoi ai i kontaktuar nga Monitor.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0