Federata Shqiptare e Futbollit vazhdon për tre vite të tjera bashkëpunimin me sponsorin “Uji i Ftohtë Tepelene” - Business Magazine Albania

Federata Shqiptare e Futbollit vazhdon për tre vite të tjera bashkëpunimin me sponsorin “Uji i Ftohtë Tepelene”

Uji i Ftohtë Tepelene
~5 minuta lexim

Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) dhe Uji i Ftohtë Tepelene kanë kënaqësinë të njoftojnë rinovimin e kontratës së bashkëpunimit për tre vitet e ardhshme. Ky partneritet që ka zgjatur për 20 vite, ka qenë një shtyllë e rëndësishme në mbështetjen e futbollit shqiptar dhe në promovimin e sportit në të gjitha nivelet.

Uji i Ftohtë Tepelene

 

Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, dhe CEO i Ujit të Ftohtë Tepelene, Luca Busi, firmosën sot kontratën e re, në një ceremoni të veçantë të mbajtur në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit”. Ky rinovim vjen në një moment shumë të rëndësishëm, teksa Kombëtarja Shqiptare e Futbollit po përgatitet të marrë pjesë në Kampionatin Evropian të Futbollit “UEFA EURO 2024”, që do të zhvillohet këtë verë në Gjermani.

 

Uji i Ftohtë Tepelene

 

Bashkëpunimi midis FSHF-së dhe Ujit të Ftohtë Tepelene është një nga më të gjatët dhe më të frytshëm në historinë e sportit shqiptar. Prej dy dekadash, Uji i Ftohtë Tepelene ka ofruar mbështetje të vazhdueshme për Kombëtaren Shqiptare dhe aktivitetet e FSHF-së, duke siguruar hidratimin dhe freskinë e sportistëve në çdo ndeshje dhe stërvitje. Gjatë këtyre viteve, Uji i Ftohtë Tepelene ka qenë simbol i besnikërisë dhe përkushtimit ndaj futbollit shqiptar, duke ndihmuar në ndërtimin e një kulture sportive që promovon shëndetin dhe performancën e lartë.

 

Uji i Ftohtë Tepelene

 

Në fjalën e tij përshëndetëse në këtë aktivitet, Presidenti i FSHF-së, Armand Duka e nisi me një falenderim për CEO-n Busi dhe sponsorin “Uji i Ftohtë Tepelene”, që ka qenë ndër sponsorët e parë që ka lidhur kontratë me FSHF-në, ndërsa zbuloi se Uji i Ftohtë Tepelene do të shoqërojë ekipin edhe në fazën përgatitore në Austri dhe në finalet e EURO 2024.

 

Uji i Ftohtë Tepelene

 

“Dua ta nis më një falenderim për Luca Busi dhe të gjithë familjen Busi. Luca është sponsori i parë që ka ardhur, si CEO i Ujit të Ftohtë Tepelene dhe dua ta falenderoj që mori iniciativën dhe mbështeti FSHF-në, pati besim te ne që do të ishim partnerë seriozë. Uji i Ftohtë Tepelene e ka shoqëruar futbollin tonë për 20 vite në mënyrë konstante, pa dyshim futbolli ka uljet dhe ngritjet e veta, ka rezultate pozitive dhe negative. Uji i Ftohtë Tepelene ka qenë gjithmonë mbështetës, bashkëpunues dhe ka besuar te ne. Viti 2024, vit kur ne jemi pjesë e një turneu shumë të rëndësishëm, Kampionati Europian “Gjermani 2024”, përkon me 20-vjetorin e kësaj marrëdhënie dhe kjo periudhë kaq e gjatë tregon se sa seriozë kanë qenë të dyja palët, për t’u rritur të dy bashkë dhe për t’i shërbyer të dy bashkë qëllimeve të përbashkëta, qoftë biznesit, apo qoftë edhe promovimit të futbollit. Uroj që edhe në Europian, Uji i Ftohtë Tepelene të motivojë akoma edhe më shumë skuadrën. Ata do vazhdojnë të pinë Ujin e Ftohtë Tepelene edhe në Austri, edhe në Gjermani. Kompania na ka siguruar furnizimin me ujë, madje me shishen e re që ka prodhuar enkas për EURO 2024. Uroj që uji, t’i sjellë fat të gjithë skuadrës. Ju falenderoj edhe njëherë për bashkëpunimin e deri tanishëm dhe t’i garantoj UFT që ne do vazhdojmë të jemi po kaq serioz sa tani”, tha Presidenti Duka.

 

Uji i Ftohtë Tepelene

 

Edhe CEO i UFT, Luca Busi, shprehu kënaqësinë e tij për vazhdimin e këtij bashkëpunimi: “Jemi krenarë që jemi pjesë e historisë së suksesit të futbollit shqiptar dhe mezi presim të kontribuojmë në arritjet e reja në vitet që vijnë.”

 

Uji i Ftohtë Tepelene

 

Me rastin e pjesëmarrjes së Kombëtares Shqiptare në Euro 2024, Uji i Ftohtë Tepelene ka krijuar një etiketë të re Limited Edition, e cila përmban firmat e të gjithë futbollistëve të Kombëtares. Kjo etiketë e veçantë do të jetë në dispozicion për një periudhë të kufizuar dhe synon të festojë këtë moment historik për futbollin shqiptar, duke e bërë çdo shishe të Ujit të Ftohtë Tepelene një kujtim të veçantë për tifozët dhe mbështetësit e ekipit.

 

Uji i Ftohtë Tepelene

 

Ky bashkëpunim i rinovuar thekson përkushtimin e përbashkët të FSHF-së dhe Ujit të Ftohtë Tepelene për të promovuar sportin dhe për të mbështetur atletët shqiptarë. Në një kohë kur Kombëtarja përgatitet për sfidat e Euro 2024, ky partneritet do të luajë një rol kyç në sigurimin e kushteve optimale për sukses.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

✨ Thënia e ditës
“Nëse nuk dështon ndonjëherë, atëherë nuk je inovativ mjaftueshëm.”
— Elon Musk
Must watch
Business Mag Nr. #37 - Prill 2025

Mendo lokalisht, vepro globalisht

Viti 2025 vjen me sfida dhe mundësi të mëdha në sektorë të rëndësishëm të ekonomisë sonë. Turizmi shqiptar po përjeton një rritje të jashtëzakonshme, ku duket se pas një prezantimi mbresëlënës në ITB Berlin, Shqipëria është gati të pozicionohet si një destinacion i rëndësishëm në hartën botërore me një ofertë të larmishme turistike. Paralelisht, tregu i pasurive të paluajtshme po përballet me ndyshime të shumta, ku investimet strategjike dhe zhvillimi i qëndrueshëm janë kyç për suksesin e këtij sektori.
Teknologjia vazhdon të transformojë mënyrën se si jetojmë dhe punojmë. Inteligjenca Artificiale nuk është më thjesht një mjet ndihmës, por një faktor vendimtar që po shkruan rregulla të reja në çdo industri.

Bota përballë sfidës së krijimit të një axhende më humane për Inteligjencën Artificiale – si mund ta vendosim atë në shërbim të njeriut, pa e shndërruar në një rrezik për demokracinë dhe ekonominë globale? Ndërsa jetojmë në një botë që ndryshon vazhdimisht, shohim sesi Fintech është një realitet i padiskutueshëm që po lehtëson ditë pas dite jetën dhe veprimtarinë e bizneseve dhe individëve. Ajo që konfirmojmë me siguri në këtë edicion është sesi bizneset shqiptare po përqafojnë gjithnjë e më shumë një qasje europiane në menaxhim, kulturë, lidership dhe investime, duke u nxitur drejt inovacionit dhe …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0