Familjet shqiptare shpenzuan më pak për ushqime në 2019

Familjet shqiptare shpenzuan më pak për ushqime në 2019

Familjet shqiptare

Familjet shqiptare zgjodhën që në vitin 2019 të shpenzojnë më shumë para për pushime dhe veshje, duke reduktuar shpenzimet për ushqime. Ndërkohë, sa i përket shpenzimeve mesatare sipas qarqeve, Tirana e Korça kryesojnë listën duke lënë në fund Elbasanin e Dibrën.

Shpenzimet mesatare për familjet shqiptare janë rritur në 82 mijë lekë në muaj, nga 77 mijë e 800 që ishin në vitin 2018. Anketa e buxhetit të familjeve zbulon se shqiptarët gjatë vitit 2019 zgjodhën të shpenzojnë për pushime dhe veshje, ndërsa reduktuan shpenzimet për shportën ushqimore.

Konkretisht, rritja më e madhe vihet re në zërin e argëtimit, mbi 50%, si dhe në veshje apo pije alkoolike e duhan, ndërsa pesha tek ushqimet në shpenzimet mujore të shqiptarëve ka rënë lehtë, nga rreth 44%, në rreth 41% në vitin 2019. Në rënie kanë shkuar edhe shpenzimet për transportin, çka mund të përkthehet në reduktim të përdorimit të mjeteve personale duke kursyer për karburant, riparim apo edhe bileta.

Sipas Institutit të Statistikave, në vitin 2019, shpenzimet mesatare mujore për konsum për 771 600 familje rezultojnë të jenë 63,5 miliardë lekë. 

Sa i përket shpenzimeve për familje sipas qarqeve, Tirana dhe Korça kishin shpenzimet më të larta vitin që lamë pas. Korça, madje doli mbi Durrësin, për nivelin e lartë të jetesës, kjo pasi Durrësi mori goditjen e rëndë nga tërmeti i 26 nëntorit.

Ndërkohë, anketa zbulon se rajonet që kishin shpenzimet më të ulëta në vend, ishin Kukësi, Elbasani e Dibra.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0